BallinaOpinioneUrime Prizrenit – marre degëve tjera të LDK-së

Urime Prizrenit – marre degëve tjera të LDK-së

Të ngjajshme

E lidhnin me Marokun, por mesfushori i Realit zgjedh Spanjën

Thiago Pitarch po fillon të aktivizohet rregullisht kohët e...

Tuchel shpall listën finale të Anglisë: Dyshja e Real Madrid përfshihet, por Trent jashtë

Mbrojtësi i djathtë i Real Madrid, Trent Alexander-Arnold, është...

Peleshi në takim me Presidenten e Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryekuvendari i Shqipërisë, Niko Peleshi, në kuadër të diplomacisë...

Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka njoftuar se...

Ish-trajneri i Barcelonës njofton largimin nga skuadra e tij

Një ish-trajner i Barcelonës ka njoftuar largimin nga skuadra...

Pas 20 vitesh nën hijen poshtëruese të pjesës dërrmuese të zyrtarëve të LDK-së, si dhe nën stigmën përçmuese të po të njëjtëve që kanë fituar vota në kurriz të viktimizimit të atyre që njohën institucionet politike dhe ushtarake te dala nga 2 Korriku dhe 7 Shtatori i vitit 1990, më në fund del në pah dhe fiton terren edhe pjesa me meritore e lëvizjes qytetare të viteve ’90 – krahu ushtarak.

Nuk mund të pretendojnë se kanë krah lufte vetëm PDK, AAK e NISMA, si dhe lëvizjet tjera gjysmë e puro bolshevike. Kjo u dëshmua në Prizren, me fitoren e një ushtaraku, në njërën prej degëve më të mëdha të LDK-së, në nivel vendi.

Prandaj, urime Anton Qunit!

Turp për eliten intelektuale të LDK-së, që kanë lejuar pushtimin e lëvizjes së parë dhe më të madhe anti-komuniste në Ballkan, nga grupet kriminale dhe klanet e hapura mafioze, të cilat veprojnë thuajse duar-lirë me planet e tyre të errëta për të shkatërruar gjithë atë që është ndërtuar me shumë mundë për 30 vjet rresht.

Marre deri në palcë kapësve të shumicës së degëve të LDK-së, që në vazhdimësi i kanë shpërfillur e nënçmuar ish-ushtarët e Kolonel Ahmet Krasniqit, madje duke i porositur që të mos shfaqen dhe të mos tregojnë se kanë qenë pjesë e organizimeve të atëhershme institucionale.

Absurd i llojit të vet për këto grupe “zbuluese” e “kundër-zbuluese”, që nuk lanë intrigë e shantazh pa bërë, madje pa pasur kriter të përzgjedhjes së bashkëpunëtorëve të tyre në këto punë, në mënyrë që t’i përmbysnin e t’i syrgjynosnin larg e më larg strukturat e përgatitura në nivelet më të larta akademike dhe profesionale, e që njihnin për të parin e tyre një komandant suprem, hierarki kjo e sanksionuar me kushtetutë dhe e zbatuar me devotshmëri prej tyre.

/Adem Breznica, ish-ushtar i MMRK/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz