BallinaRegjionaleMitrovicë e VeriutMbyllen shitoret në Mitrovicën e Veriut

Mbyllen shitoret në Mitrovicën e Veriut

Të ngjajshme

949 Qendra Votimi për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për miratimin...

Sezoni turistik në Shkodër, prefektja: Probleme me trafikun, mbetjet dhe ndotjen akustike

Përballimi i fluksit turistik dhe natyrisht krijimi i kushteve...

KQZ tregon numrin e votuesve për zgjedhjet e 7 qershorit

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u prezantua...

Haradinaj kujton Smajl Haradinajn: Sakrifica e tij frymëzim për luftën çlirimtare

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar në përvjetorin...

Shitoret në veri të Mitrovicës janë të mbyllura, që nga mëngjesi i ditës së hënë. Në shenjë solidarizimi, nuk punojnë as kafiteritë, pompat e derivateve dhe taksitë, raporton agjencia Beta.

Shtatë muaj pasi qeveria e Kosovës vendosi një taksë prej 100 përqind, për mallrat nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, Mitrovica e Veriut thotë se nuk ka më mallra për shitje, veçanërisht produktet e qumështit, miellit, vajit si dhe produkte tjera.

“Taksat mbi mallrat serbe e bëjnë të pamundur funksionimin e duhur dhe për këtë arsye ne kërkojmë që ato të shfuqizohen sa më parë”, u tha gazetarëve Radosh Petroviq, përfaqësues i afaristëve të veriut.

Ai nuk bëri të ditur se deri kur do të jenë të mbyllura dyqanet, duke thënë se “kjo varet nga situata në terren”.

Siç tha ai, furrat e bukës do të punojnë me kapacitet të reduktuar dhe buka do të dorëzohet vetëm në spital, në Qendrën e Studentëve dhe në kopshte.

Autoritetet serbe kanë thënë vazhdimisht se veriu është i kërcënuar nga një “katastrofë humanitare”, ndërsa zyrtarët në Prishtinë kanë thënë se ky është vetëm inskenim i një krize humanitare.

Në periudhën e fundit autoritetet e Kosovës kanë rritur kontrollin mbi kalimet alternative, të paligjshme, midis Kosovës dhe Serbisë, të cilat përdoreshin për të transportuar mallrat serbe.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz