back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaDrenica +Drenica KulturëSkandaloze: Sabri Aliu nga Plluzhina e Skenderajt, para 21 vitesh luftoj me...

Skandaloze: Sabri Aliu nga Plluzhina e Skenderajt, para 21 vitesh luftoj me vdekjen nga plagët e marra si ushtar i UÇK-së, komisioni nuk e pranon invalidetin e tij (VIDEO)

Të ngjajshme

Zgjohet Barça nga gjumi, shënon golin e parë ndaj Guadalajaras

Barcelona ka arritur të shënojë golin e parë të...

Haradinaj: E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për...

Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë

Arktiku ka kaluar vitin më të nxehtë të regjistruar...

Rrugëve të Likocit, Sabri Aliu është kthyer gati 21 vjet më vonë dhe takon të njohur që nuk i ka parë po aq gjatë.

Njëri prej tyre është pronari i një shtëpie, që për Sabriun, sjell shumë kujtime, raporton KTV.

Brenda mureve të kësaj shtëpie, ai kishte marrë për herë të parë ndihmë për plagët që i kishte marrë më 29 qershor të vitit 1998, plagë të cilat ende e kufizojnë në lëvizje.

Në dyluftim me forcat serbe në fshatin Hade të Obiliqit, një granatë kishte qenë fatale për tre bashkëluftëtarë të tij, dëshmorët: Xhemajl Mehmeti, Ismet Uka e Mentor Dervishi.

Pas trajtimit në Likoc e në disa shtëpi-spitale të tjera, ai ishte dërguar për trajtim në Shqipëri, prej nga kishte arritur në shtetin e Zvicrës ku edhe jeton.

Por, komisioni mjekësor për përcaktimin e shkallë së invaliditetit, nuk është bindur dhe dy herë ia ka refuzuar kërkesën, derisa Aliu thotë se askush në komision nuk e mori seriozisht rastin e tij.

KTV-ja ka biseduar me Haki Aruqin, kryetari i Degës së Shoqatës së Invalidëve në Skenderaj, i cili me të dëgjuar emrin e Sabri Aliut, tha të jetë i befasuar me dy gjëra: se si Aliu u kishte mbijetuar plagëve dhe se si ishte refuzuar nga komisioni, 20 vjet më vonë.

Në anën tjetër, Aliu, është i vendosur të padisë komisionin, duke theksuar se kompensimi financiar nuk është ajo që i intereson, por kërkon të drejtën e tij.

Nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, vetëm kanë konfirmuar se rasti i tij është refuzuar nga komisioni mjekësor, duke rekomanduar që pyetjet për vlerësimin e mjekëve të caktuar nga SHSKUK-ja t’u drejtohen atyre.

KTV-ja gjatë këtij viti, përveç për rritjen e numrit të veteranëve, ka raportuar edhe për rritjen e ndjeshme të numrit të invalidëve të luftës, kryesisht atyre me shkallën e invaliditetit ndërmjet 20 e 40%.

Vetëm nga janari deri në dhjetor të vitit 2018, numri i invalidëve kishte shkuar nga 3409 në 4149.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz