back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaOpinione"SHTABI I MILIONEREVE"

“SHTABI I MILIONEREVE”

Të ngjajshme

​Merret vendim, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri në 1000 euro

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka njoftuar...

“Kam dalë femër e fëlliqur”, Alba nuk i ndal lotët (Video)

Pasditja e sotme për Albën ishte pothuajse e njëjtë. Lotët ...

22 vjet e gjysmë burgim për të akuzuarit për vrasjen e ndodhur më 2001 në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykimin dënues për...

Platforma “Liria ka Emër” merr leje zyrtare nga Komuna e Prishtinës për mbajtjen e marshit më 17 shkurt

Platforma qytetare Liria ka Emër njofton opinionin publik se ka siguruar...

 

Shkruan Hysni Gashi

Ndonse këto ditë dëgjuam nga shumë gazeta të shkruara dhe elektronike për shtabin e milionerve duke aluduar te Komondantet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk jam i prirur dhe nuk deshiroj të behem avokat i askujt e në veçanti në ketë kohë ku vlerat janë shkelur nga gjitha kampet, por m’u imponua të reagoj për ketë luftë speciale që po ushtrohet ndaj figurave më eminente të UÇK-së dhe protogonistëve kryesor të saj duke kurdisur mirë propagandë të pashoqe, duke përdorur emblemen e UÇK-së.

Unë mendojë se kjo propagandë kundër një krahu i ka rrënjët thellë te qarqet e huaja me ndikim në Kosovë dhe fatkeqësisht te disa vendor të cilët sabotuan luftën dhe përdorën vrerë e helm kundër lëvizjes çlirimtare.

Megjithatë pasurimi i paligjshëm i pasluftës por edhe para duhet dënuar nga kushdo qoftë, mirëpo jo vetëm në mënyrë selektive. Nëse bëhet fjalë për Komandantet e luftës pse nuk flitet edhe për milionat e paligjshëm të Isa Mustafës, Sami Hamitit, Agim Veliut, Bujar Bukoshit, Ismet Beqirit e shumë figurave kontraverze të LDK-së që ende mbajn aksione në bankat ndërkombëtare të Fondit të 3%.

Pse nuk flitet për 24 mijë eurot e pagesës se vetëm një litre alkool të Lutfi Hazirit gjatë negociatave të Vjenës? Pse nuk flitet për mijera UDB-sh që çdo ditë hajnë në kurriz të Kosovës? Dhe a e dini pse nuk flitet, sepse ata ende janë të ledhatuarit e Beogradit.

Këto gjykime të njeanshme nuk janë të pranushme dhe të mirëpritura për shoqërin dhe shtetin tonë. Gjërat duhet gjykuar drejt dhe nëse gjërat do të gjykoheshin drejt jo vetem në taborrin e krahut të luftës por edhe në taborin të ashtuqujtur të bartësve të krahut të paqes, atëhere vërtet do të ishte e pranushme dhe kontributdhënse për shtetin tonë. Por jo vetem kaq, tentimi për t’i vrarë vlerat e luftës përmes individëve të caktuar është tentim për ta ërresuar historinë e lavdishme të UÇK-së që për qytetaret është e papranueshme.

Të Fundit

Sport

ShowBiz