BallinaKulturë20 vjetori i vrasjes së Haki Misinit, figura kryesore e rockut shqiptar

20 vjetori i vrasjes së Haki Misinit, figura kryesore e rockut shqiptar

Të ngjajshme

Çitaku për kërkim faljen e Gecit: I thashë ik, nuk më duhet një kërkimfalje e tillë

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka folur...

Lushaku-Sadriu: Kurti nuk pranoi kompromis – ami nënshkrimet t’i japë nënshkrimet këto janë veç drama

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka...

Lushaku-Sadriu: Kurti s’pranoi kompromis, drama me nënshkrime për t’ia lënë fajin dikujt

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka...

Bashkimi dominon Borën në Prizren dhe kalon në epërsi në seri

KB Bashkimi ka dhënë një përgjigje të fuqishme në...

Kryeministri Kurti zhvilloi takim virtual me Ministrin Francez të Deleguar për Evropën, Haddad

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar...

Urimi Misini nga Mitrovica, djali i Haki Misinit sot 31 vjeçar përmes një postimi në facebook ka kujtuar vrasjen e babait të tij që ka ndodhur sot 20 vite më parë, shkruan Ditori.

Haki Misini ishte zëri kryesor i rockut shqiptar në vitet e 70-ta, zëri i të cilit jehon edhe në ditët e sotme përmes këngëve të tij, të shëndruara në hite të pavdekshme.

Këngët e Hakiut si “Idila Verore”, “Moj e mira te pojata”, “Tri gota” e shumë këngë të tjera, vazhdojnë të interpretohen edhe sot e kësaj dite nga artistë të ndryshëm.

Misini ishte pjesë e rock grupit MAK, grup ky i themeluar në fillimet e viteve 70-ta, i ndikuar nga grupet e mëdha botërore si Deep Purple, The Beatles etj.

Anëtarët e këtij grupi ishin: Haki Misini, Mehmet Tupella, Rexhep Ismajli-Bulli, Halil Bajraktari, Sedat Isufi dhe Xhevdet Gashi.

Nga gjashtë anëtarët e grupit, Haki Misini-vokalisti i grupit dhe Mehmet Tupella-bateristi u ekzekutuan nga forcat kriminale serbe në Mitrovicë gjatë luftës së fundit në Kosovë, bashk me 14 civilë të tjerë shqiptarë.

Vrasja e tyre, ndodhi disa orë para se të nënshkruhej marrëveshja për hyrjen e forcave të NATO-së në Kosovë.

Ndryshe, grupi MAK i Haki Misinit vazhdon fletat e pafundme të historisë, duke u konsideruar grupi që solli rock muzikën në trojet shqiptare

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz