back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeDeputeti i PDK’së: Sulmi ndaj Veselit, skenar i shërbimeve sekrete serbe

Deputeti i PDK’së: Sulmi ndaj Veselit, skenar i shërbimeve sekrete serbe

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga radhët e PDK-së, Fatmir Xhelili, ka deklaruar se sulmet e fundit ndaj kryetari të PDK-së, Kadri Veseli janë skenar e produkt i shërbimeve sekrete serbe të cilat dëshirojnë ta dëmtojnë edhe Kosovën.

“Janë metoda të shërbimeve sekrete që përdoren ndaj personave që udhëheqin shtetit, unë pres që të ketë goditje qoftë ndaj presidenti, kryeparlamentarit dhe kryeministrit. Pa dyshim se janë produkt të shërbimeve sekrete”, tha Xhelili sot në një intervistë për emisionin n’Kuvend’”, në Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Ai ka deklaruar se Serbia ka krijuar mit për Kosovën.

“Serbia ka pasur gjithherë tendencë të gjenocidit ndaj Kosovës. Ne kemi pasur shumë humbje prej Serbisë dhe ata prapë sot e prezantojnë veten si faktor shkatërrues”, tha ai.

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga radhët e PDK-së, Fatmir Xhelili, vlerësoi se Serbia po mundohet të shfrytëzojë potencialet e saj kundër Kosovës. Ai tha se duhet të punojmë shumë që vendin ta zhvillojmë. Sipas tij janë marrë veprime të duhura në Kuvendin e Kosovës karshi angazhimeve politike, përfshirë edhe dialogun me Serbinë. Për deklaratat e liderëve të Kosovës, që ndonjëherë janë kontradiktore, Xhelili tha se ndonjëherë mund të jenë të ndryshme, por nuk kanë shumë dallime.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë të deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga radhët e PDK-së, Fatmir Xhelili dhënë për emisionin n’Kuvend’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).Image result for fatmir xhelili kuvend

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz