back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeTha kosovarët vijnë nga mali, gjinekologia ia përplas dhjetëshet fytyrës kryministres serbe

Tha kosovarët vijnë nga mali, gjinekologia ia përplas dhjetëshet fytyrës kryministres serbe

Të ngjajshme

Cristiano Ronaldo, mosha është veç numër – shënon gol për Portugalinë

Kombëtarja e Portugalisë ka shënuar golin e dytë ndaj...

Policia në Ferizaj sekuestron tre automjete me dru të transportuar pa dokumente

Në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e pyjeve 2025”,...

I ka bërë mirë Arabia, Joao Felix shënon për Portugalinë

Kombëtarja e Portugalisë ka shënuar gol ndaj Armenisë në...

Gjatë ditës së djeshme, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq në një konferencë shtypi të mbajtur në Beograd për zhvillimet e fundit në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ofendoi rëndë kosovarët duke thënë “keni punë me njerëz të cilët faktikisht kanë dalë nga mali”, shkruan GazetaBlic. Reagimi i ministrit të jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollit, ishte i menjëhershëm duke i ndaluar kështu kryeministres serbe hyrjen në Kosovë.

Ditën e sotme ka reaguar një gjinekologe nga Kosova e cila studimet i ka kryer pikërisht në Beograd, me nota siç thotë ajo më të larta se vet serbët.

Postimi i plotë:“Kryeministrja e Serbies i paska thene shefes se delegacionit te BE se Kosovaret “vijnë nga mali”.
Më erdhi shumë keq dhe po më vie edhe më keq, që më duhet tani unë t’i tregoj Kryeministres disa nga Notat 10-she të mijat gjatë studimeve në Beograd, bile t’i them edhe këtë se sa herë jemi pyetur bashkë me qytetarët e saja gjithmonë kam marrë unë që vija nga mali notën më të lartë..

Edhe sot, gjithmonë me keqardhje, lirisht mund të nisem nga mali dhe të vijë znj.Kryeministre në çdo qytet tëndin të ballafaqohem me çdo gjinekolog në Serbi e ta shofim cili po merr noten më të lartë”, ka shkruar D.K në Facebook, duke publikuar kështu dhe dëshmi të notave të marra gjatë studimeve./GazetaBlic

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz