BallinaLajmePlagoset rëndë një 33-vjeçar

Plagoset rëndë një 33-vjeçar

Të ngjajshme

Sekuestrohen 9 automjete në kuadër të hetimeve për veprën penale ‘’mashtrimi kompjuterik’’, këto janë detajet

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton...

Seat, VW, Golf e Audi, Prokuroria sekuestron automjete për mashtrime kompjuterike

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton...

Rama, udhëton drejt Washingtonit, prezanton kryeqytetin në “Expo AI 2026”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të marrë pjesë...

FIFA e rrit dënimin për Prestiannin, Botërori 2026 në rrezik

FIFA ka vendosur që pezullimi i Gianluca Prestianni për...

Me datë 26.05.2019, Policia e Kosovës konkretisht stacioni policor në Deçan, ka marrë informacion se rreth orës 17:00, një person i plagosur fillimisht ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF në Deçan e pastaj për shkak të lëndimeve me serioze personin e lënduar e kanë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për trajtim të mëtutjeshëm.

“Menjëherë policia u është përgjigjur rastit me ç’rast ka evidentuar se personi i lënduar në këtë rast është, D.T. i lindur (1986). Personi i lënduar sipas mjekëve në spitalin rajonal të Pejës është i plagosur nga arma e zjarrit në pjesën e fytyrës (hundë) por që pas intervenimit mjekësor, i njëjti është jasht rrezikut për jetë.

Nga hetimet fillestare në koordinim të plotë me prokurorin e prokurorisë themelore në Pejë, departamnti për krime të rënda është gjetur se personi i lënduar në këtë rast së bashku me personin e dyshuar, N. T. i lindur (1978), kanë qenë duke gjuajtur me armë zjarri në shenjë ilegalisht në bjeshkën e Isniqit të quajtur Pleqe”, thuhet në komunikatë.

Përndryshe, lidhur me këtë rast dy personat e lartcekur janë trajtuar si të dyshuar për veprën penale ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, derisa rasti është duke u hetuar nga sektori i hetimeve stacioni policor në Deçan në koordinim të ngushtë me prokurorinë themelore në Pejë, Departamenti për krime të rënda.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz