BallinaRegjionaleMitrovicë e VeriutPDK’ja akuzon VV’në dhe LDK’në për ‘tregtim votash’ me Listën Serbe

PDK’ja akuzon VV’në dhe LDK’në për ‘tregtim votash’ me Listën Serbe

Të ngjajshme

Lani bananet para se t’i konsumoni

Me siguri habiteni nga fakti se disa ushqime, pavarësisht...

Dy kosovarë skijojnë për herë të parë në Majën e Shenjtë të Shkëlzenit

Dren Menda Mullaademi dhe Fis Nimani, kanë skijuar për...

“Vëllai i Madh” nuk kursen, Greta përjashtohet nga gara

Greta Kazazi është përjashtuar nga gara e Big Brother...

Irani i përgjigjet Trumpit: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur vetëm për armiqtë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se...

Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës se bashkë kanë bërë tregti votash me Listën Serbe në zgjedhjet në veri të vendit.

Nëpërmjet një komunikate, PDK’ja thotë se “dëshiron që të shprehë disa shqetësime sa i përket sjelljes së partive tjera politike”.

Gonxhe Çaushi, kandidate për kryetare në Mitroviën e Veriut, ka thënë se “kemi informacione nga terreni për përpjekje për të blerë vota te cilat do të dorëzojmë tek organet gjegjës”.

“Po ashtu kemi marrë informacione ende te pakonfirmuara, tejet shqetësuese se Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, në disa qendra të votimit është duke tentuar të manipulojë procesin e votimit, përmes rritjes së votave të Listës Serbe, si pjesëmarrje, e që i duhet si formë demonstrimi Serbisë, gjersa në kundër-shpërblim, marrjen e disa votave për VV-në që të paraqiten si më të votuarit”, ka cekur Çaushi, përcjell PDK-ja.

“Pra, po flasim për një ‘tregtim votash’ me Listën Serbe dhe LVV-në dhe LDK-në. Këto shqetësime i kemi marrë nga Lagja e Boshnjakëve por edhe disa lagje të tjera ku ka numër të madh të votuesve, për çka pas konfirmimit te informacionit, edhe do të japim detaje më vonë”, është shprehur Çaushi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz