back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaSportE nisi me pesë mijë euro – ja sa do të jetë...

E nisi me pesë mijë euro – ja sa do të jetë paga e tij në Fenerbahce

Të ngjajshme

Hoti: Serbia po vazhdon të kriminalizojë e politizojë çështjen e personave të zhdukur

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin...

Hamiti: Perspektiva e Kosovës me Albin Kurtin në detyrë është e zymtë

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar...

Koreja e Veriut ekzekuton njerëzit që shikojnë filma të huaj, zbulon OKB

Qeveria e Koresë së Veriut po zbaton gjithnjë e...

Haradinaj takohet me Rodgers, i flet për bllokadën institucionale

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me ambasadorin...

Vedat Muriqi është gjithnjë e më afër klubit të madh turk, Fenerbahce.

Sipas medieve turke, Muriqi tashmë ka arritur marrëveshje me gjigantin turk pas një super sezoni me klubin e Rizespor.

Muriqi deri më tani ka shënuar 15 gola në Superligën e Turqisë dhe renditet i treti në listën e golashënueve.

Fenerbahce është klubi që ka shfaqur interesimin më të madh për shërbimet e tij dhe tashmë po thuajse është punë e kryer transferimi i tij. Gjigantët turq kanë bërë gati një ofertë fantastike për gjigantin e sulmit. Ata do t’i ofrojnë 1.5 milionë euro në sezon.

Muriqi momentalisht fiton 500 mijë euro në sezon dhe një ofertë e tillë është e parezistueshme. Shqiptari e ka nisur me 5 mijë euro në muaj në momentin që ka shkuar për herë të parë në Turqi me ekipin e Giresunsporit.

25 vjeçari kaloi më tej te skuadra e Genclerbirligut që i ofroi 300 mijë euro në vit, më pas tek ekipi aktual i Rizesporit me 500 mijë euro.   /Insporti.com/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz