back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmeTransformimi i jashtëzakonshëm i Ambulancave Specialistike në QKUK në 1 minutë

Transformimi i jashtëzakonshëm i Ambulancave Specialistike në QKUK në 1 minutë

Të ngjajshme

Reshje të mëdha bore në Zvicër, autoritetet shpallin nivel alarmi 4 në disa rajone

Autoritetet meteorologjike paralajmërojnë për reshje intensive bore gjatë fundjavës,...

Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mesme

Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor nuk...

Macron ofrohet si ndërmjetësues paqeje midis Izraelit dhe Libanit

Presidenti francez Emmanuel Macron të shtunën i kërkoi Izraelit...

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ditë më parë bëri përurimin e objektit të ri të ambulancave specialistike në QKUK.

Një objekt modern prej 2500 metrash katrorë, i pajisur me aparaturën më moderne, tashmë është i gatshëm për ofrimin e shërbimeve shëndetësore dinjitoze për deri në 1000 pacientë në ditë, trefishin e kapacitetit të kaluar.

Përurimi i këtij objekti mbylli përfundimisht shërbimet nëpër bodrumet e QKUK-së që janë dhënë më parë, përcjell lajmi.net.

Videon e ka postuar ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili.

“36 ambulanca të reja specialistike në objektin më modern në QKUK për t’i dhënë fund shërbimeve shumëvjeçare mjekësore nëpër bodrume.

Në më pak se dy minuta mund të vëreni dallimin para dhe pas investimit. E dimë se kemi ende punë për të bërë, por me ndryshimet si këto, gjenda në shëndetësi po përmirësohet çdo ditë e më shumë”, ka shkruar ministri Ismaili.

Për të parë se si kanë qenë shërbimet në Ambulancat Specialistike dhe si janë tani, shikojeni këtë video 1 minutë e gjysmë dhe bëjeni vet dallimin.

Transformimi i jashtëzakonshëm i Ambulancave Specialistike në QKUK në 1 minutë on Vidnews.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz