BallinaSportKlopp vjen me një deklaratë fantastike për Shaqirin pas ndeshjes me Barcelonën

Klopp vjen me një deklaratë fantastike për Shaqirin pas ndeshjes me Barcelonën

Të ngjajshme

Haxhiu bën homazhe në 27-vjetorin e masakrës në Bukosh

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës,...

Prof. Dr. Halil Krasniqi – kirurgu që shëron me bisturi dhe me fjalë

Në jetën publike shqiptare rrallë hasen personalitete që arrijnë...

Trump thotë se do ta shqyrtojë propozimin e fundit të Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se...

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp shprehet shumë i lumtur për fitoren e ekipit të tij ndaj Barcelonës në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Liverpool ka mposhtur Barçën me rezultatin 4-0, për të arritur në finale të Ligës së Kampionëve, përcjell GazetaBlic.

Shaqiri ka luajtur për 90 minuta në këtë duel, ku edhe asistoi tek goli i tretë i shënuar nga Wijnaldum.

Jurgen Klopp ka lavdëruar paraqitjen e Origit dhe Shaqirit, duke thënë se ata nuk kanë luajtur shumë këtë sezon, por sot kanë treguar vlerat e tyre.

“E gjithë ndeshja ishte shumë, shumë e madhe, ne luajtëm kundër ndoshta ekipit më të mirë në botë, fitorja ishte e vështirë, por fituam pa pranuar, nuk e di se çfarë kishin lojtarët – ishte e pabesueshme”, tha fillimisht ai.

“Pashë James Milner që qante në fushë pas lojës. Kjo do të thotë shumë për të gjithë ne. Divock dhe Shaqiri nuk luajtën shumë këtë sezon – por sot bën një paraqitje shumë të mirë dhe kjo ishte shumë e rëndësishme. Kjo tregon se gjithçka është e mundur në futboll. Është shumë e bukur. Është me të vërtetë mirë kjo çfarë ka ndodhë”, përfundoi Klopp.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz