back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeHaradinaj dhe Veseli marrin mijëra pëlqime në krah të familjarëve

Haradinaj dhe Veseli marrin mijëra pëlqime në krah të familjarëve

Të ngjajshme

Rrihen mes vete me mjete të forta dy persona në Prishtinë, trajtohen në QKUK

Dy persona kanë sulmuar njëri- tjetrin menjete të forta. Ata...

Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë Venezuelës

Dje, Roja Bregdetare e SHBA-së sekuestroi për herë të...

Trump nënshkruan urdhrin, SHBA synon kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimin e SHBA-së për...

“Po ma ngjesin”, Benita qanë me dënesë – Klodi i qëndron afër

Klodi i ka qëndruar afër Benitës, e cila ka...
- Advertisement -

Me sa duket, politikanët e dinë mirë se cilat fotografi të tyre ‘ndezin’ rrjetet sociale. Postimet ku ata shfaqën familjarë kanë thyer rekordet në profilet e liderëve.

Liderëve kosovarë u janë shtuar pëlqimet në rrjetet sociale, kur postojnë fotografi me familjarët.

Kryeparlamentari Kadri Veseli në ditën e parë të muajit të Ramazanit ka ngrënë iftarin me prindërit e tij. E, këtë Veseli e ka parë të nevojshme t’ua tregoj ndjekësve të tij në Facebook përmes një fotografie.

Fotografia me një tryezë në kushtet shtëpiake ka thyer rekordin në profilin e kryeparlamentarit Veseli. Ai ka marrë hiç më pak se 27 mijë pëlqime në këtë fotografi.

“Me prindërit për iftar. Agjërim të lehtë dhe Ramazan të mbarë për të gjithë”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë së Kryeparlamentarit, transmeton Gazeta Express.

Veseli e ka ndihmuar këtë fotografi duke e sponsorizuar atë, ashtu që t’i shfaqët sa më shumë.

Postimet e tjera të Veselit, përkundër se shumica janë të sponsorizuar, marrin pëlqime shumëfish më pak. Ato sillen prej 500 deri 1500-2000 postime.

Këto ditë, edhe kryeministri Haradinaj ka publikuar fotografi me nënen për ditëlindjen e saj. Aty ai ka marrë plotë 39 mijë pëlqime.

“Me Nanën, sot në ditëlindjen e saj. Një jetë plot dhimbje shqiptare që ka me u rrëfy nder breza!”, thuhej në shkrimin e Haradinajt për nënën e tij.

Fotografia e Ramush Haradinaj

Normalisht postimet e kryeministrit marrin rreth 1000 – 2000 pëlqime.

Përvec postimeve për familjarë, janë pëlqyer shumë edhe postimet që Haradinaj ka pasur për vënien e taksës ndaj produkteve serbe e boshnjake fillimisht prej 10 për qind, e më vonë 100 për qind. Po ashtu, edhe postimet për krijimin e ushtrisë.  /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz