back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaShqiptareI shpërtheu mina gjatë misionit të NATO-s, kjo është ushtarakja shqiptare që...

I shpërtheu mina gjatë misionit të NATO-s, kjo është ushtarakja shqiptare që humbi jetën tragjikisht

Të ngjajshme

Fotoja e mëposhtme tregon 27 vjeçaren shqiptare Zafire Hasanaj, ushtaraken shqiptare e cila humbi jetën tragjikisht këtë të hënë në Letoni.Efektivja shqiptare ishte pjesë e skuadrës shqiptare që kishte shkuar në Letoni si pjesë e një misionit të NATO-s për çaktivizimin e minave. Pikërisht shpërthimi i një mine i ka marrë jetën 27 vjeçares si dhe ka plagosur dy ushtarakë të tjerë shqiptarë, konkretisht major Klodian Tanushin dhe rreshter Julian Kapajn.

Detajet e ngjarjes së rëndë i bëri të ditura shefi i shtabit të Forcave të Armatosura, gjenerali Bardhyl Kollçaku.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Letoni, ku Forcat tona të Armatosura janë përfaqësuar me një kontigjent në kuadër të misionit të NATOs “Enhanced Forëard Presence”.

Një grup i kontigjentit të asgjesimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive, gjatë kryerjes së detyrës së tyre, sot në ora 9.10 (ora 10.10 me orën lokale) janë dëmtuar nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura. Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave luftarake,  në bazën e NATO-s ku  ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve. 

Nga ky shpërthim është plagosur dhe më pas ka humbur jetën Nëntetare Zarife Muharrem HASANAJ. Të plagosur kanë mbetur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla TANUSHI dhe Rreshter Julian Xhevat KAPAJ.
Sipas informaciomeve të deritanishme Major TANUSHI dhe Rreshter KAPAJ janë nën kujdesin maksimal të mjekëve, në bazën Camp Adazi, në Letoni.
Për ngjarjen e sotme jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet më të larta letoneze dhe të aleatëve tanë në mision.
Në emër të Forcave të Armatosura i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së Nëntetares HASANAJ që humbi jetën në krye të detyrës dhe urojmë shërim të shpejtë për Major Klodian TANUSHI dhe Rreshter Julian KAPAJ.
Njëherësh, në emër të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura siguroj të gjithë familjarët e efektivëve tanë në Letoni se po ndjekim me vëmendjen maksimale ngjarjen që ka ndodhur. Në këtë moment të vështirë jemi pranë cdo efektivi të Forcës së Armatosur në Letoni dhe kudo ku Shqipëria është e angazhuar në përmbushjen e misionit.
”-shpjegoi Gjenerali.

Pak kohë më parë dhe Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka postuar një video, pikërisht të këtij misionit ku merrnin pjesë dhe forcat e armatosura shqiptare.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz