back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeA e dini që Valdrin Lluka ka punuar në Z-Mobile

A e dini që Valdrin Lluka ka punuar në Z-Mobile

Të ngjajshme

Kandidatura e Shukri Bujës për Lipjanin, çfarë mesazhi mori nga Hashim Thaçi?

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja,...

Të shtëna me armë në Prishtinë, s’ka të lënduar

Një gjuajte me armë zjarri është raportuar në orët...

Ruzhdi Shehu hap zyrtarisht fushatën në Junik: Na priftë e mbara

Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu,...

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka qenë shumë i zëshëm sa i përket privatizimit të Telekomit. Madje, sipas tij kjo do të ishte zgjidhja e vetme për këtë ndërmarrje. Lluka pati përmendur edhe borxhin ndaj Z-Mobile duke u deklaruar se nëse nuk do të paguhej, kompania do të falimentonte. Ministri i Zhvillimit Ekonomik kishte qenë Udhëheqës i Marketingut në Z-Mobile, në kompaninë që brenda kësaj jave mund të lë shumë kosovarë pa punë, raporton Gazeta Express.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik ka parë privatizimin e Telekomit si zgjidhje të vetme, e për këtë temë madje ka qenë shumë i zëëshëm.

Duke thënë se me këtë, Kosova do të mbetej prapë aksionare, Lluka thoshte se ato aksione do të kishin vlerë më shumë se sa që ka Telekomi momentalisht.

Sipas tij, as borxhi ndaj Z-Mobile nuk ka kapacitete që të kryej, e duhet të gjindej një formë e re për ta bërë këtë.

Lluka kishte si udhëheqës i marketingut për disa vite në kompaninë e Z-Mobile të udhëhequr nga Devollët , që mund ta qojë në falimentim brenda javës Telekomin. Madje, ai kishte paralajmëruar disa herë që Telekomi mund të përfundojë te përmbaruesit.

“Të gjitha këto kontrata me përfunduar te përmbaruesi e rrezikon operimin e tërësishëm të Telekomit prandaj për këtë arsye Telekomi është në buzë të falimentimit”, pati deklaruar Lluka.

Z-Mobile përmes një letre zyrtare i ka kërkuar kryeshefit ekzekutiv të Telekomit, Bedri Istrefi që në një afat brenda dy javësh të kryhet borxhi prej 25 milionë e 900 mijë eurove.

Data e dërgesës së kësaj letre shënon 26 prill 2019, që i bie se Telekomit i ka mbetur edhe një javë kohë që ta paguajë këtë borxh.

E në të kundërtën në letrën thuhet se Z-mobile do të fillojë procedurat e përmbarimit./Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz