BallinaLajmeAnëtarët e PDK’së u rrahën mbrëmë edhe në Pejë, policia jep detaje

Anëtarët e PDK’së u rrahën mbrëmë edhe në Pejë, policia jep detaje

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Dy grupe të së njëjtës parti janë përleshur keq me njëra-tjetrën mbrëmë në një tubim që PDK’ja e Pejës po e mbante. Në ambientet e shkollës ‘8 marsi’ në Pejë, anëtarët e PDK’së nuk u pajtuan në qëndrime dhe hesapet tentuan që t’i zgjedhin me grushte. Grushtet e anëtarëve të PDK’së së Pejës kanë vazhduar edhe në rrugët e këtij qyteti. Një tjetër përleshje u regjistruar mbrëmë në orën 19:30 në rrugën Bajram Curri të Pejës.

E në përleshjen e simpatizantëve ka ndërhyrë edhe policia e prokuroria e shtetit.

Zëdhënësi i prokurorisë themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i tha Expressit se për këtë rast një person është ndalur nga ana e policisë si dhe një tjetër është lënduar.

“Në një tubim partiak të mbajtur mbrëmë (05/05/2019) në qytetin e Pejës, si pasojë e një përleshje fizike, prokurori kujdestar i Departamentit të Përgjithshëm ka ndaluar për  48 orë, një person të dyshuar për  veprën penale  “Lëndim i lehet trupor”. Për veprimet e mëtutjeshme rreth kësaj çështje penale do informoheni me kohë.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Express edhe zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Driton Rugova.

Ai ka thënë se dy persona janë shoqëruar në polici. Ndërkohë që njëri nga ta ka marrë lëndime trupore.

“Mund të ju konfirmojmë se mbrëmë rreth orës 19:30 në rrugën ‘Bajram Curri’, në Pejë e kemi marrë informatën për një përleshje fizike. Nga ky rast, dy persona janë shoqëruar për në polici. Njëri nga ta është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar si lëndim i lehtë trupor. Viktima është dërguar në spital dhe ka pranuar tretman mjekësorë”, i tha Rugova Expressit

E ndërkohë, një rrahje tjetër fizike e anëtarëve të partisë së Kadri Veselit në Pejë, u regjistrua edhe në orët e para të së dielës që e lamë pas.

Në fshatin Raushiq, dy grupe rivale të së njëjtës parti u përleshën gjatë procesit të Kuvendit zgjedhor të PDK-së në këtë fshat.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz