back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeVehbi Kajtazi: Hajdar Beqa ishte i arrestuar si pjesë e organizatës terroriste...

Vehbi Kajtazi: Hajdar Beqa ishte i arrestuar si pjesë e organizatës terroriste AKSH

Të ngjajshme

Moti sot

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë...

27 vjet nga Beteja e Kaqandollit, homazhe për shtatë dëshmorët në Podujevë

Në Kaqandoll të Podujevës, pranë maleve që dikur u...

Raportohet se viktima në Ferizaj u vra me katër plumba nga djali i axhës së tij

Një vrasje në fshatin Balaj ka tronditur Ferizajin të...

Gazetari Vehbi Kajtazi ka shkruar në Twitter se deputeti aktual i PDK’së, Hajdar Beqa, ishte pjesë e Organizatës Terroriste AKSH. Ka treguar se ishte i arrestuar si pjesë e këtij formacioni.

“Hajdar, ti ke qenë i arrestuar. Ti ke qenë në organizatën terroriste AKSH. Këto detaje po t’i rikujtoj që mos ke harru”, ka shkruar Kajtazi, duke iu përgjigjur një reagimi të Hajdar Beqës.

“Një fotografi e imja që po qarkullon në rrjete sociale, me tendencë për të dëmtuar imazhin tim, se kinse paskna qenë i arrestuar para 15 viteve është e pa vërtetë dhe veprim i ulët, është montazhë e sponsorizuar nga dashakqinjët, respektivisht nga njerëzit që jetojnë nga shpifjet dhe shantazhet, të cilët nuk do të munden të më ndalin për t’i shërbyer vendit tim”, ka shkruar Beqa, duke folur për fotografinë ku shihet në cilësinë e të dyshuarit.

“Unë për këto shpifje të ulëta do t’i drejtohem organeve të drejtësisë. PDK është më e fortë se çdo herë, po shifet qartë që kjo po i pengon, ata të cilët i ka penguar liria, dhe po vazhdon të ju pengoj zhvillimi i vendit”, ka shtuar ai.

Hajdar Beqa tash është deputet i PDK’së dhe Kryetar i Degës së kësaj partie në Gjakovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz