back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeGjykata e Gjilanit merr vendim për kusherinjtë që vranë 59 vjeçarin

Gjykata e Gjilanit merr vendim për kusherinjtë që vranë 59 vjeçarin

Të ngjajshme

Alban Skenderaj i drejtohet Klodit me disa fjalë, pasi e kuptoi se ishte në publik

Alban Skenderaj e ka përshëndetur banorin e BBVK4, Klodin...

Kosova, nëse kualifikohet në Kupën e Botës, lojën e parë do ta luaj kundër Australisë

Kombëtarja e Kosovës sot ka mësuar kundërshtarët e mundshëm,...

Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve

Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më...

Suhareka po bëhet me super stadium, Albin Kurti njofton investimin prej 11 milionë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Një përplasje me lopata e vegla të tjera pune mes kusherinjëve në fshatin Sadovinë të Çerkezëve të Komunës së Vitisë, la të vdekur 59 vjeçarin, Muhamet Ismajli. Ndaj të dyshuarve për këtë vrasje, Gjykata e Gjilanit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve F. I., B. I., S. I., I. I., I. I., dhe E. I.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 02.05.2019, rreth orës 09:30 minuta në fshatin Sadovinë e Qerkezëve të Vitisë, të pandehurit F. I., B. I., S. I., I. I. dhe I. I., pas një mosmarrëveshje të një kontesti pronësor, me dashje në bashkëveprim kanë privuar nga jeta tani të ndjerin M. I., duke e goditur në mënyrë mizore me mjete të forta – vegla pune, i kanë shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, njëherit kanë rrezikuar edhe jetën e bashkëshortes së të ndjerit K. I. dhe të pandehurit E. I.

Me këto veprime të pandehurit F. I., B. I., S. I., I. I., dhe I. I., dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’vrasje e rëndë”, ndërsa i pandehuri E. I., veprën penale “lëndim i rëndë trupor”, vepra këto të sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz