back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaRegjionaleDrenasSi u shpërblyen me arrest shtëpiak të dyshuarit për dhunim në Drenas

Si u shpërblyen me arrest shtëpiak të dyshuarit për dhunim në Drenas

Të ngjajshme

Kongos i rrezikohet pjesëmarrja në play-off, Nigeria paraqet ankesë

Kongo ka mundësinë e artë të arrijë Botërorin e...

Drejtori i Policisë së Shtetit: Kosova të bëhet anëtare e SEPCA-s

Në Vlorë, të martën ka përfunduar punimet Asambleja e...

Sot vijon shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarve për rastin “Banjska”

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, sot nga ora 09:30,...

Një masë më e lehtë është caktuar e propozuar për të gjithë ata persona të përfshirë në skandalin e Drenasit, ku një vajzë e mitur për vite të tëra dyshohet se u shantazhua, u abuzua seksualisht me të e madje edhe e detyruan të abortojë. Katër personat e përfshirë, deri në ngritje të aktakuzës dënimin do ta vazhdojnë në arrest shtëpiak, edhe pse dyshimet mbi ta janë të rënda. Prokuroria Themelore e Prishtinës ka arsyetuar këtë vendim e propozim në një deklaratë dhënë për Gazetën Express.

Do të duhen edhe disa muaj deri në ngritje të aktakuzës për personat e dyshuar në përfshirje në rastin e njohur si “Rasti i Drenasit”.

Deri atëherë, të dyshuarit janë shpërblyer nga prokuroria, e cila po merret me hetime, me propozim të një mase më të lehtë të arrestit për ta.

Në arrest shtëpiak, sipas një propozimi që ka bërë Prokuroria Themelore në Prishtinë, do të qëndrojnë për dy muaj edhe profesori Shkelzen Xhekaj e polici hetues, Vesel Veseli.

Edhe pse rasti e akuzat të cilat rëndonin mbi ta kanë tronditur opinionin publik, e morën vëmendjen edhe të mediave botërore, prokurori i rastit Ruhan Salihu për Gazetën Express ka arsyetuar propozimin e prokurorisë.

“Ne nuk kemi vendim nga Gjykata, propozimi ka shkuar nga prokuroria por ende nuk kemi njoftim a kanë vendos për po apo jo. Kemi vendosur sepse kemi vlerësuar se janë plotësuar të gjitha kushtet sipas dispozitave ligjore, janë të qarta, në çdo moment kur të pushojnë kushtet për të cilat është caktuar paraburgimi mund të ndër prehet ose të propozohet për zëvendësim”, ka bërë të ditur për Express, prokurori i rastit të njohur si “Rasti i Drenasit”, Ruhan Salihu.

Prokurori ka sqaruar se propozimi është bërë për dy muaj, derisa në këtë periudhë pritet që të ngrihet edhe aktakuza.

“Propozimi është bërë për dy muaj, gjatë kësaj periudhe do të ngrihet aktakuzë e pas saj vendos gjykata”, tha Salihu. Sipas prokurorit nuk do të ketë ndonjë rrezik për vajzën pas ndryshimit të masës.

“Nuk ka rrezik sepse ata janë të vetëdijshëm. Ata nuk guxojnë me bo kurrfarë shkelje sa i përket urdhër-arrestit nëse ju caktohet”, thotë Salihu.

Por, Vesel Veseli e Shkëlzen Xhekaj nuk janë të vetmit të dyshuar për rastin e Drenasit, të cilët e kanë këtë masë.

Gjykata Themelore në Prishtinë kishte vendosur masën e arrestit shtëpiak fillimisht për gjinekologun Fehmi Ahmeti që dyshohet se e kishte kryer abortin e të miturës.

Pas tij, e njëjta masë iu caktua edhe avokatit Gazmend Halilaj. Më 26 mars, Halilajt iu zëvendësua masa në arrest shtëpiak, teksa edhe ky është klasifikuar nga organet e hetuesisë si një nga të dyshuarit për rastin e abuzimit seksual me atëherë të miturën.

Express mëson se masa që i është caktuar Halilaj përfundon në fund të këtij muaji, e pastaj do të vendoset se a do t’i vazhdohet apo caktohet ndonjë masë tjetër.

Në anën tjetër prokuroria ka propozuar që për Xhekajn e Veselin të caktohet masë e arrestit shtëpiak që do të zgjasë dy muaj. Gjatë kësaj kohe është bërë e ditur se do të ngrihet aktakuzë për rastin.

Nga Prokuroria kanë deklaruar ndërkaq se të tre këta do të kenë një gjykim të përbashkët pasi që mbi ta rëndojnë akuzat e njëjta për abuzim seksual.

Derisa organet e rendit ia zbusin masën të dyshuarve për abuzim seksual me një vajzë të mitur, në Kosovë duke reaguar ashpër për këtë temë janë mbajtur disa protesta të organizuara nga shoqëria civile, është mbajtur seancë e jashtëzakonshme në Kuvend, derisa për të kanë shkruar edhe mediat më të mëdha botërore. /GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz