BallinaLajmeVeteranët përkrahin ndryshimin e kufijve

Veteranët përkrahin ndryshimin e kufijve

Të ngjajshme

Koosva dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit financiar ushtarak

Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës,...

Ministri britanik i mbrojtjes vjen në Kosovë, takohet me komandantin e KFOR-it

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka bërë të...

EKSKLUZIVE: Shtyhet vendimi për krerët e UÇK-së deri më 20 korrik

Kanë kaluar tashmë mbi dy muaj ditë që nga...

Linjat ajrore anulojnë 13 mijë fluturime në maj për shkak të krizës së karburantit

Linjat ajrore në mbarë botën kanë anuluar mijëra fluturime...

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj e përkrah ndryshimin e kufijve.

Këtë e ka thënë ai për Gazetën inFokus, duke shpjeguar se kur kishin bërë betimin për luftë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk ishn betuar ta clironin vetëm Kosovën.

“Çdo lëvizje të kufijve për të mirën tonë unë e përkrahi, ne organizata e veteranëve e përkrahim, sepse ne jemi betu për të mirën e gjithë shqiptarëve, ne kemi një betim, nuk e kemi betimin territorial vetëm për Kosovën, por e kemi për kufijtë komplet shqiptar”, ka thënë Haradinaj për gazetën inFokus.

Ai i është përgjigjur edhe komenteve të përfaqësuesve të Serbisë se lëvizja e kufijve nënkupton luftë të re.

Edhe pse sipas tij Kosova nuk ka nevojë të bëj luftë, ai tha se janë të gatshëm të bëjnë luftë mbrojtëse nëse është nevoja.

“Luftë shqiptarët nuk kanë nevojë me ba, por luftë mbrojtëse nëse është nevoja bëjmë, pse jo, kemi bo. Nëse na imponohet lufta, na duhet me bo dhe ata që kërcënojnë me luftë janë ata që dojnë me i pas tokat e okupuara, por unë mendoj se ky mentalitet në Ballkan duhet me u zhduk përgjithmonë”, është shprehur Haradinaj./Gazta inFokus/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz