back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmePamje të rënda nga djegia e autobusit në qytetin serb ku vdiqën...

Pamje të rënda nga djegia e autobusit në qytetin serb ku vdiqën 4 persona

Të ngjajshme

Zyrtari i VLEN-it në protestën për krerët e UÇK-së!

Muhamed Murtezi, zyrtar i VLEN-it mori pjesë në protestën...

Fatmir Limaj arrin në Shkup, pritet nga Ali Ahmeti

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, i njohur si Komandant...

“Serbi, serbi… q*”, një person largohet nga bina e vendosur në Shkup

Protesta e thirrur nga organizatat e veteranëve në mbështetje...

Janë publikuar edhe pamjet e aksidentit të tmerrshëm që ka ndodhur në rrugën në mes të Kurshumlisë dhe Prokuples, ku janë përplasur një autobus të kompanisë ‘Nish Express’ që po udhëtonte në linjën  Nish-Prishtinë, dhe një kamioni që po udhëtonte nga Mynihu drejt Prishtinës.

Sipas Shërbimit Emergjent në Kurshumli, numri i viktimave është më i lartë se sa që ishte menduar, shkruan Blic, transmeton Gazeta Express.

“Numri i sakt i viktimave ende nuk dihet, por është më shumë se katër” kanë thënë nga Qendra Emergjente në Kurshumli.

Deri tani nga ky aksident i tmerrshëm ndërmjet autobusit dhe kamionit, kanë mbetur të vdekur dy drejtuesit e automjeteve.

Siç raportojnë mediat serbe drejtuesi i autobusit me inicialet S.M ka vdekur, drejtuesi i kamionit me inicialet Z.K ka vdekur, dhe tri gra të tjera që gjendeshin në autobus, I.V, J.R dhe B.P.

Por thuhet se numri i të vdekurve mund të jetë edhe më i lartë.

Autobusi ishte përfshirë nga flakët, megjithatë 6 persona kishin arritur që të shpëtonin. Nga ta , tre janë të lënduar rëndë.

Rruga në drejtim Nish-Prishtinë është bllokuar plotësisht në dy drejtimet.

Ndërkohë identiteti i viktimave deri tani ende nuk dihet./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz