back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeNew York Times: Popullariteti i Thaçit ka pësuar rënie drastike, krahasaohet me...

New York Times: Popullariteti i Thaçit ka pësuar rënie drastike, krahasaohet me Putinin

Të ngjajshme

Përplasen dy mjete lundruese në Sarandë, lëndohen tre turistë të huaj

Një ngjare e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:10...

Caktohet stadiumi për ndeshjen Serbi-Shqipëri?

Ndeshja mes Serbisë dhe Kombëtares së Shqipërisë, e vlefshme...

Rama: Drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar drejtësi për...

Një ndër mediumet më të mëdha në SHBA, dhe ndër më të njohurat në botë në përgjithësi, ka shkruar për rënien drastike të reputacionit të presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në vendin e tij.

New York Times i ka kushtuar këtë shkrim presidentit të Republikës së Kosovës.

Në Kosovë, popullariteti i Thaçit ka pësuar rënie drastike. Ai krahasohet në shkrime nëpër mure të kryeqytetit, Prishtinë, me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

“Kosova nuk është Krime”, thuhet në një fjali, në anglisht.

Haradinaj i ka shfrytëzuar reagimet popullore ndaj asaj që nganjëherë shihet si marrëdhënie e ngrohtë e presidentit me Serbinë, duke lëvizur në një drejtim që shumë njerëz thonë se e forcon shtetësinë e Kosovës. Në dhjetor, Kuvendi ka aprovuar ligjet për të formuar ushtrinë, duke nxitur kritika nga NATO’ja, e cila ruan paqen e brishtë.

Pak ditë më vonë, qeveria e Haradinajt ka vënë tarifa prej 100 për qind ndaj eksporteve serbe në Kosovë, në hakmarrje ndaj sabotimit që Beogradi po i bën anëtarësimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare, siç janë Interpol dhe Unesco. Që të dy vendimet kanë qenë ndër më të pëlqyerat që i ka ndërmarrë një qeveri në Prishtinë në një dekadë pavarësi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz