BallinaLajmeGjykata merr vendim për shoferin që shkaktoi aksidentin ku humbën jetën 16...

Gjykata merr vendim për shoferin që shkaktoi aksidentin ku humbën jetën 16 persona në Shkup

Të ngjajshme

Çka ndodhi në 24 prët e fundit në Kosovë?

1 mijë e 888 gjoba trafiku janë shqiptuar në...

Policia jep detaje për të shtënat në Gjakovë, i dyshuari në mbajtje për 48 orë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me...

Ndërron jetë, veterani i UÇK-së, Xhemë Rexhepi

Ka ndërruar jetë, Xhemë Rexhepi vetaran i Ushtrisë Çlirimtare...

Arrestohen dy persona në Prishtinë dhe Suharekë për mashtrim online dhe krime kompjuterike

Në Prishtinë dhe Suharekë janë arrestuar dy persona nën...

Gjykatësi i procedurës paraprake përkohësisht ka vendosur t’ua shfuqizojë masën e paraburgimit pronarit dhe shoferit të autobusit “Durmo Tours”, i cili u aksidentua para disa muajve në rrugën Shkup-Tetovë.

Pronari i kësaj kompanie dhe shoferi i autobusit që u aksidentua sipas vendimit të gjykatësit, janë dërguar në arrest shtëpiak.

Për këtë vendim i cili është marrë para dy ditëve, ka reaguar Prokuroria Themelore e cila thekson se gjykatësi nuk ka të drejtë të vendosë për paraburgimin i cili vazhdohet në çdo 30 ditë, pasi gjykatësit e Këshillit Penale, si instancë më e lartë, kanë vendosur që i njëjti të vazhdohet.

Arsyetimi i gjykatësit për shfuqizimin e masës së paraburgimit për dy të akuzuarit është se kanë pasur përkeqësime të shëndetit të tyre.

Ndryshe, nga aksidenti i autobusit “Durmo Tours”, në shkurt të vitit 2019 jetën e humbën 16 persona, ndërsa mbetën të lënduar edhe dhjetëra tjerë. Sipas Prokurorisë, shkaktari kryesor për këtë aksident ka qenë shpejtësia e autobusit dhe mosfunksionimi i rregullt i pajisjeve për frenim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz