BallinaLajmePlagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, autori po kërkohet nga...

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, autori po kërkohet nga policia

Të ngjajshme

Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:00 kemi marrë informatën se në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, një person është plagosur nga arma e zjarrit”.

“Njesitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat  e këtij rasti.

Sipas informacioneve që ka siguruar Policia e Kosovës, personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

Kurse, personi i dyshuar është identifikuar dhe i njëjti po kërkohet nga ana e policisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz