BallinaLajmeKy është çifti i turistëve belgë që u “zhdukën” në Shqipëri –...

Ky është çifti i turistëve belgë që u “zhdukën” në Shqipëri – Policia: Ku i gjetëm pas 20 orë kërkimesh

Të ngjajshme

Aksident i rëndë në rrugën Drenas-Komoran, përfshihen 4 vetura

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash...

FC Thun shkruan histori: Nga të sapopromovuar në kampionë të Zvicrës

FC Thun të dielën ka hyrë në historinë e...

Supergol, Manchester Unitedi rikthen epërsinë ndaj Liverpoolit

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar gol ndaj Liverpoolit...

OPEC+ njofton për shtimin e prodhimit të naftës pas rritjes së çmimeve

Shtatë nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në...

Përplasjet e Trump me Papa Leonin XIV, Marko Rubio vizitë në Vatikan dhe Romë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, pritet të zhvillojë...

Pas shume ore kerkimesh jane gjetur dy turistet belge, qe kishin humbur pa gjurme, qe prej mbremes se djeshme mes Llogarase dhe Dhermiut.

Sipas policse, lokalizimi i tyre ka qenë tepër i vështirë pasi kushtet e këtij terreni janë tepër të thepisura dhe të thyera duke vështirësuar kështu komunikimin dhe gjetjen e tyre.

“Pas 20 orë kërkimesh intensive në këtë zonë shkëmbore është bërë e mundur gjetja e tyre gati në majë të një mali midis fshatrave Vranisht dhe Iljaz të Himarës”- njofton policia.

Mesohet se ata kishin qenë duke ecur në këmbë me qëllim eksplorimin e turizmit malor të këtyre zonave.

Policia e Himarës u vjen në ndihmë dy turistëve të huaj të cilët kishin humbur në një zonë të thellë të Himarës.

Më datë 18.04.2019, rreth orës 15:30, dy turistë të huaj belgë (çift) kanë telefonuar Sallën Operative Vlorë dhe kanë kërkuar ndihmë se kishin humbur në një zonë të thellë malore të Himarës.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet e policisë Himarë kanë organizuar punën kërkimore për gjetjen e këtyre dy shtetasve duke u shpërndarë në terren rreth 15 forca policie.

okalizimi i tyre ka qenë tepër i vështirë pasi kushtet e këtij terreni janë tepër të thepisura dhe të thyera duke vështirësuar kështu komunikimin dhe gjetjen e tyre.

Pas 20 orë kërkimesh intensive në këtë zonë shkëmbore është bërë e mundur gjetja e tyre gati në majë të një mali midis fshatrave Vranisht dhe Iljaz të Himarës.

Ata kishin qenë duke ecur në këmbë me qëllim eksplorimin e turizmit malor të këtyre zonave.

Për shkak të terrenit të vështirë kishin ngatërruar rrugën e kthimit dhe për këtë kërkuan ndihmën e Policisë.

Theksojmë se turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po bëhet transporti i tyre pranë hotelit bazë në të cilin ata po qëndrojnë.

Turistët kanë falenderuar Policinë për ndihmën e dhënë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz