back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeZyrtari i PDK-së e quan skandaloz vendimin e Haradinajt për Katedralen Notre...

Zyrtari i PDK-së e quan skandaloz vendimin e Haradinajt për Katedralen Notre Dame: Mos u bë ma katolik se Papa

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arton Muhaxheri, e ka quajtur skandaloze vendimin e kryeministrit Haradinaj, për ndarjen e mjeteve për rindërtimin e Katedrales Notre Dame në Francë.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, i ka thënë kryeministrit Haradinajt, se “nuk mund të bëhesh ma katolik se Papa”, përcjell Gazeta Blic.

Madje, Muhaxheri përveç që e quajti këtë vendim skandaloz, tha se kjo është vetëm njëri nga vendimet skandaloze të kryeministrit Haradinaj.

KRYEMINISTER NUK MUND TË BËHESH MË KATOLIK SE PAPA


Kryeministri i vendimeve skandaloze sot e paska marr edhe një tjetër vendim të tillë: ndarjen e fondeve për rindërtimin e Notre Dame në Francë.

Kryeminister nuk ke nevojë të bëhesh më katolik se papa, sepse kjo nuk të ndihmon asgjë në raport me liberalizimin e vizave, por as nuk e ndalon ikjen e të rinjëve nga Kosova për më tepër nuk do të bëhesh më i dashur për bashkësinë ndërkombëtare, madje as për vetë Francen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz