BallinaRegjionaleDrenasAlbin Kurti në Poklek e Çikatovë me rastin e 20 vjetorit të...

Albin Kurti në Poklek e Çikatovë me rastin e 20 vjetorit të masakrave në këto dy fshatra (FOTO)

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Me rastin e 20 vjetorit të masakrës së Poklekut, ku u vranë e më pas u dogjën 54 shqiptarë civil të paarmatosur nga forcat serbe, një delegacion i Lëvizjes, i prirë nga kryetari Albin Kurti, deputetët Rexhep Selimi, Shemsi Syla dhe veprimtarët Enver Dugolli, Gani Krasniqi, Adem Gashi, Zeqir Bekolli, Shemsi Elezi, Xhavit Drenori së bashku me aktivistë nga Qendra e Lëvizjes në Drenas dhe Skenderaj bënë homazhe në këtë fshat.

Delegacioni i njëjtë më pas bëri homazhe edhe në Çikatovën e Vjetër ku u vranë 24 shqiptarë civil të paarmatosur.

Prej foshnjës gjashtëmuajshe e deri te plaku 75 vjeçar, shqiptarët civil të paarmatosur të Poklekut të Vjetër në komunën e Drenasit nuk u kursyen nga forcat serbe. Familjet Muqolli, Caraku e Elshani që provuan të largohen nga fshati në drejtim të Drenasit, u detyruan nën kërcënimin e tytave të armëve të forcave serbe të kthehen nëpër shtëpitë e tyre, ku qëndruan për një ditë të plotë të mbyllur nën ankth nga terrori i forcave serbe që edhe hynë nëpër këto shtëpi rreth orës 17:30 për të kryer një ndër masakrat më të tmerrshme.

Mbi trupat e 54 shqiptarëve civil të paarmatosur, nga foshnja gjashtë muajsh e deri tek plaku 75 vjeç, u hodhën granata e u zbrazën 7 karikator të automatikut. Secili u kontrollua me këmbë se a ishte gjallë, e më pas edhe iu vu zjarri shtëpisë – pra u dogjën trupat e 54 shqiptarëve civil të masakruar.

Në të njëjtën ditë, në fashatin Çikatovë e Vjetër u vranë edhe 24 shqiptarë civil të paarmatosur.

20 vite më pas, ende nuk është vënë kurrfarë drejtësie për këtë krim e gjenocid të kryer nga Serbia. Derisa këto krime, e mosvënia e drejtësisë na rëndojnë zemrën e mendjen çdo vit, presidenti e të ngjashëm si ai, ende besojnë se mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë duke mos i përmendur këto krime. Kjo është e pafalshme. Këto krime të Serbisë nuk do të harrohen kurrë, dhe duhen përmendur e përkujtuar përherë.

Fotografia e Lëvizja VETËVENDOSJE!

Fotografia e Lëvizja VETËVENDOSJE!

Fotografia e Lëvizja VETËVENDOSJE!

Fotografia e Lëvizja VETËVENDOSJE!

Fotografia e Lëvizja VETËVENDOSJE!

Fotografia e Lëvizja VETËVENDOSJE!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz