back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeMinistri i MASHT-it i vendosur: Zëvendësimi i orëve çështje e mbyllur, s’bëjmë...

Ministri i MASHT-it i vendosur: Zëvendësimi i orëve çështje e mbyllur, s’bëjmë më debat me SBASHK-un

Të ngjajshme

LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi në pritje të hetimeve…

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar dëmtimin e varrit të aktivistit,...

Eksperti i sigurisë: Kosova drejt NATO-s, Trump do të bëjë shpalljen në Tiranë

Në një lidhje direkte për emisionin Balkan Talks, eksperti...

Prekëse, Selvija merr tjetër vendim pas vdekjes së Shpat Kasapit (Foto)

Disa ditë më parë, pas një sulmi kardiak, këngëtari...

Ministri i Arsimit në Qeverinë e Kosovës, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se orët e humbura mësimore do të kompensohen.

Bytyqi në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se MASHT ka pasur një takim me drejtorët DKA-ve, KMDLNJ dhe SBASHK-un, dhe se nuk është arritur ndonjë marrëveshje me këta të fundit për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës.

 

 

“Nuk është arritur një mirëkuptim me SBASHK-un që u fut si një lloj aktori në këtë mes. Ne jemi kthyer tashmë rrugës zyrtare që na obligojnë aktet ligjore që janë në fuqi dhe diskutuam me drejtorët e DKA-ve që të respektohet udhëzimi administrativ për kalendarin mësimor 2018/2019”, tha ai.

Ministri i Arsimit ka thënë se është e drejt ekskluzive e tij që të bëj orarin kalendarik të vitit shkollor.

“Drejtorët e DKA-vë njëzëri janë pajtuar që secila komunë në vete të bëj një organizim për të zëvendësuar orët e humbura gjatë grevës mësimore”.

Bytyqi thotë se MASHT u ka dërguar letra edhe kryetarëve të komunave që të mbështesin DKA-të për zëvendësimin e orëve të humbura mësimore.

“SBASHK-ut nëse nuk i pëlqen që të zëvendësoj orët dhe të ruaj cilësinë në arsim të qëndroj neutral, por nuk ka të drejtë të bëj pengesë sepse është e drejtë që ne t’u garantojmë edukim dhe arsim fëmijëve tanë. Kjo çështje është mbyllur dhe më nuk kemi debat me SBASHK-un dhe do të vazhdojmë vetëm rrugët ligjore si Ministri e Arsimit por edhe DKA-të do të bëjnë punën e tyre”, deklaroi Shyqiri Bytyqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz