back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaRegjionalePërkujtohen martirët e Lagjes III në Skenderaj

Përkujtohen martirët e Lagjes III në Skenderaj

Të ngjajshme

Pajtohen Edi e Driloni? Veprimi i fundit nxit dyshime

Miqësia mes Edit dhe Drilonit, dy prej emrave më...

KQZ: Fillon votimi me postë për votuesit jashtë Kosovës në Zgjedhjet Lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nga sot...

Ikën pas kërkesës për ndalim, në veturë u gjendet armë zjarri dhe drogë

Policia në rrugën “Komandant Kumanova” në Shtime kishte sinjalizuar...

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku dhe drejtorët e Ekzekutivit komunal, kanë bërë sot homazhe te lapidari në nderim të 16 martirëve të Lagjes III të qytetit të Skenderajt, në 20-vjetorin e vrasjes së tyre nga policia dhe ushtria serbe, gjatë luftës së Kosovës.

Kryetari Jashari i ka inkurajuar familjarët e martirëve, të jenë të fortë dhe krenarë, në të njëjtën kohë, me sakrificën e tyre që solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Postimi i Bekim Jasharit:

Me nderime të larta kemi bërë homazhe te lapidari për 16 martirët e Lagjes III të qytetit tonë, të cilët janë vrarë nga forcat paraushtarake e policore serbe, në luftën e Kosovës, 20 vite më parë.

Skenderaj dhe Kosova do t’i kujtojnë gjithmonë dëshmorët dhe martirët e kombit, të cilët sakrifikuan më të shtrenjtën e tyre – jetën, që ne të jetojnë të lirë e të pavarur.

Lavdi e përjetshme heronjve dhe martirëve të luftës çlirimtare të Kosovës!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz