BallinaRegjionaleDrenasLladrovci sfidohet për punësimet “për vota”: Jemi të mramtë që rrejmë!

Lladrovci sfidohet për punësimet “për vota”: Jemi të mramtë që rrejmë!

Të ngjajshme

Kripa: Sa na duhet vërtet?

Kripa është konsideruar prej kohësh si një nga “armiqtë”...

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

Zemaj: Vjosa Osmani me rreth 20 kandidatë në listën e LDK’së në zgjedhjet e 7 qershorit

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Jo të pakta kanë qenë ndejat gjatë muajve të fundit në oda të ndryshme të Suharekës e Drenasit. Pas presidentit të vendit, Hashim Thaçi e zyrtarëve tjerë, në një odë të tillë së fundmi është parë edhe i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Së bashku me të, aty ka pasur edhe zyrtarë tjerë e qytetarë të cilët edhe dhanë kritika për punësimet, shkruan Gazeta Blic.

Madje në këtë ndejë, një qytetar dëgjohet duke e kritikuar Lladrovcin për mos punësimet e djemve të fshatit, ani pse ata kanë edhe fakultete të kryera.

Akuza për të është se i pari i Drenasit i ka gënjyer ata kur u pati premtuar edhe punësimet për djemtë e fshatit.

Por edhe përkundër kësaj, Lladrovci mohoi një gjë të tillë.

“Për me rrejtë na jemi të mbramtë që rrejna”, u përgjigj Lladrovci.

E gjithë kjo situatë, është publikuar edhe në rrjetin social Facebook nga ish-asamblisti i kësaj komune, Xhavit Drenori.

Ai ka postuar një video ku edhe ka shkruar “Diçka nga “programi zgjedhor”: punesimi per vota”

“Nuk eshte mire me i rrejte qe i puneson ne kembim te votes se ju ka humbe marrja e durimi e te bajne hore!”, ka thënë ndër të tjera ai./Gazeta Blic

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz