Ndonëse janë bërë më shumë se 22 javë që kur tuneli i Mitrovicës është futur në fazë të renovimit, punët brenda janë shumë larg.
Sic shihet në një video të siguruar nga Reporteri.net, punët brenda janë akoma larg përfundimit dhe ka shumë gjëra për t’u bërë.
Video Player
Më herët kritikat kishin qenë se në tunel ishte renovuar vetëm më beton dhe ishte lënë në gjendje jo të mirë, për cka Ministria kishte detyruar kompaninë të shtojë punë.
Për këto, është dhënë edhe dy javë afat, mirëpo nga qytetari që ka dërguar videon shprehet mosbesim se kjo mund të ndodhë, duke shtuar se cilësia e renovimit është e dobët./Reporteri.net