BallinaLajmeE quajti analfabete, Haxhiu i përgjigjet Konjufcës: Ke filozofi boshe, 2 plus...

E quajti analfabete, Haxhiu i përgjigjet Konjufcës: Ke filozofi boshe, 2 plus 2 nuk bëjnë 5!

Të ngjajshme

Mërgim Lushtaku: “Këtë herë me numër 16, si përherë PDK” (FOTO)

Mërgim Lushtaku ka deklaruar se do të vazhdojë angazhimin...

Endrick do të rikthehet në Real Madrid javën tjetër

Endrick pritet të rikthehet javën e ardhshme në Real...

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu i është përgjigjur kolegut të saj nga radhët e VV-së, Glauk Konjufca i cili e quajti atë analfabete.

 

 

“Filozofia e matematika të dyjat bashkë nuk shkojnë. Ai ka një filozofi boshe, kurse në matematikë 2+2 kurrë nuk bojnë 5 e te Glauku bojnë 5. Të gjitha mediat munden me ardhë e me i përcjellë mbledhjet e komisioneve, dhe e kuptojnë se ajo që ndodhë në mbledhje të komisioneve nuk ndodhë edhe në seancë”, ka thënë ajo në një bisedë për Indeksonline.

“Për mu shqetësim është me u shpenzu buxheti nëpër evropë edhe në fund mos me pas asnjë argument, me tentu me mashtru popullin, të gjitha ato tendenca me pastru veten e knej nuk e votojnë ligjin për diasporen”, ka shtuar tutje ajo.

Gjatë shqyrtimit të parë të Projektligjit për Diasporën në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK Teuta Haxhiu akuzoi kolegun e saj nga radhët e VV-së Glauk Konjufca se ka marrë pjesë në shtetet ku qëndrojnë mërgata e Kosovës lidhur me projektligjin në fjalë dhe sot GP i VV nuk e përkrah Projektligjin për Diasporën.

Sipas saj, kanë shpenzuar mjetet e buxhetit të shtetit dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca dhe Fitore Pacolli gjatë vizitave në qendrat shqiptare ku jetojnë dhe veprojnë diaspora e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz