back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeÇfarë moti na pret sot?

Çfarë moti na pret sot?

Të ngjajshme

Superkupa e Italisë: Bologna–Inter, gjithçka gati për gjysmëfinalen në Riad

Aksioni i Superkupës së Italisë vazhdon të premten në...

Një grusht i lehtë, por pa karton të kuq!

Skuadra e Napolit mbrëmë shënoi fitore 2:0 ndaj Milanit,...

Gjatë natës deri në orët e hershme të mëngjesit kishim reshje shiu në pjesën më të madhe të Republikës së Kosovës. Sot reshjet do të ndërpriten, ndërsa gjatë ditës mund të kemi edhe intervale kohore me diell. Pasdite në disa rajone mund të ketë riga lokale shiu, por në përgjithësi dita e nesërme do të jetë më e qetë se sa që ishte sot.

Në Shqipëri mot kryesisht jostabil , me intervale kohore me diell , por edhe me mundësi për reshje shiu kryesisht pasdite. Vende-vende do të ketë edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimëm, posaçërisht në jug dhe veriperëndim të vendit. Në Maqedoninë e Veriut nesër mot me intervale të gjata kohore me diell dhe mundësi për riga lokale shiu, kurse në Mal të Zi priten rrebeshe të fuqishme shiu pasdite.

Të Premtën përsëri pasdite do të kemi destabilizim më të fortë të armosferës dhe mundësi për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri reshjet do të përqendrohen kryesisht në qendër të vendit.

Edhe në fundjavë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje atmosferike./Meteoballkan

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz