back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeLAJMI I FUNDIT: Rreth 50 qytetarë nga ky qytet sapo u nisën...

LAJMI I FUNDIT: Rreth 50 qytetarë nga ky qytet sapo u nisën drejt Kroacisë

Të ngjajshme

Historike: BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

Von der Leyen: Është ‘nëna e të gjitha marrëveshjeve’,...

Lichtsteiner prezantohet te Baseli, e përmend Shaqirin para mediave

Stephan Lichtsteiner është emëruar trajneri i ri i Baselit. Ai...

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Ditë më parë disa të rinj e braktisën Kamenicën, duke u larguar për në Kroaci në kërkim të një jete më të mirë. E njëjtë ndodhi edhe sot ku rreth 50 persona u larguan nga ky vend, transmeton Gazeta Metro.

Gazeta Metro mëson se 50 persona, kryesisht djem, janë larguar sot nga Kamenica për Kroaci.

Një gjë e tillë, mund të shihet edhe në fotografinë më poshtë të siguruar nga Gazeta, ku vërehet autobusi i mbushur me njerëz.

Ndryshe, deri më tani më shumë se 500 të rinj kanë ikur nga Kamenica, ndërsa Metro mëson se edhe 300 të tjerë do të largohen së shpejti.

Kujtojmë se ditëve të fundit ka pasur ikje masive nga vendi ynë, kryesisht të rinj që ia mësyejnë vendeve të perëndimit për një punë dhe jetë më të mirë.

Madje për këtë, deputetë të opozitës dhe disa deputetë të tjerë të partive në pushtet, kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të enjten.

41 deputetët nënshkrues të kësaj seance kanë kërkuar mbajtjen e debatit parlamentar lidhur me zbrazjen e Kosovës nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit që nga paslufta.

Për mbajtjen e kësaj seance do të vendosë Kryesia e Kuvendit, e cila do të mblidhet nesër, në orën 10:00./gazetametro.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz