BallinaLajmeJeton Kelmendi nga Peja ka nevojë për ndihmën tuaj, i duhen dy...

Jeton Kelmendi nga Peja ka nevojë për ndihmën tuaj, i duhen dy ari tokë për t’ia ndërtuar shtëpinë

Të ngjajshme

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi,...

40-50 milionë euro… Ky do të jetë buxheti i Interit për merkaton e verës

Sipas “Gazzetta dello Sport”, pronarët e Interit tashmë kanë...

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës: Mbyllen përkohësisht hyrje/daljet e reja

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se...

Ferizaji licensohet për garat evropiane për sezonin e ardhshëm

Ferizaji mori një lajm të madh para finales së...

Tash e sa vite Jeton Kelmendi nga Peja nuk ka shtëpi. Që nga 2012’ta, jetën e kalon në një prej banesave me qira në qytetin e Pejës, bashkë me gruan dhe vajzën e tij 4 vjeçe.

Për të qëndruar aty, ai paguan 120 euro për çdo muaj, para këto që i siguron nga pensioni invalidor.

Por, së fundmi atij i është premtuar se do t’i ndërtohet një shtëpi. E që t’i ndërtohet shtëpia, atij i është kërkuar që të sigurojë tokën.

Komuna e Pejës në bashkëpunim me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, i ka mundësuar Kelmendit që të futet në listën e ngushtë të personave që do të iu ndërtohet nga një shtëpi një katëshe në Pejë, por vetëm nëse arrin që të sigurojë 2 ari tokë.

Ai ka kohë vetëm edhe katër ditë që ta sigurojë tokën, në të kundërtën do të mbetet pa kulm mbi kokë. Për këtë ai po kërkon ndihmën e bamirësve.

Jetoni është person me nevoja të veçanta, dhe nuk punon askund.

“Unë e gëzoj pensionin invalidor, (Paraliza Cerebale, në dorën dhe  këmbën e djathtë  ) jam me qera që  nga viti 2012, e paguaj qeranë 120 euro. Komuna e Pejës, (nëse e siguroj token- 2 ari)  më ka mundësuar që të hyj në listën e ngushtë që të më ndërtohet shtepija një katëshë në qytetin e Pejës. Lus njerëzit e vullnetit të mirë,  me mundësi të tyre materiale, dhe  me humanizëm  që të më ndihmojnë që t’i kam dy ari tokë në Pejë”, tregon Kelmendi për Express.

Kushdo që ka mundësi t’i ndihmojë Jetonit, mund të lajmërohet në numrin e tij personal +38349365299./Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz