BallinaLajmeCili është hoteli në Moskë ku Behgjet Pacolli ka hise

Cili është hoteli në Moskë ku Behgjet Pacolli ka hise

Të ngjajshme

Irani pohon se lideri i ri suprem është në gjendje të mirë shëndetësore

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka thënë në...

Nga ndërmjetësuese në spektatore: Roli i Evropës në Iran

Në vitin 2015 Evropa ndihmoi për negocimin e marrëveshjes...

24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptuara dje në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e ditës së...

Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jashtëm

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi ka folur për...

Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët që ranë në mars

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka...

Një gazetar serb Branko Vlahovic, i cili është korrespondent në Moskë, gjatë një emisioni në një emision televiziv në Serbi, ku është folur për raportet Kosovë – Serbi dhe rolin e Rusisë ka përmendur edhe Ministrin e Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacollin, për të cilën ka dhënë disa detaje interesante.

Vlahovic i cili ka thënë është i lindur në Ferizaj dhe i shkolluar në Pejë ka rrëfyer se dikur Pacolli ka pasur lidhje të forta në Moskë, gjatë kohës sa Boris Yeltsin ka qenë President i këtij shteti.

“Kjo dikur ka qenë e saktë, por kjo kohë ka kaluar. Në kohën e Boris Jelcin dhe asaj strukture …ai i ka blerë ata , u ka hapur llogari… Tanja Jelcinit dhe asaj shoqërie në Zvicër dhe Pacolli vërtetë ka pasur lidhje të mira” ka thënë ai.

Vlahovic ka thënë se Pacolli pastaj ka investuar në një hotel që më parë ishte quajtuar “Beograd”.

“… ka një simbolikë tragjike në këtë… hoteli i dikurshëm “Beograd”, që ndodhet jo fort larg Minisytrisë së Jashtme të Rusisë, Pacolli e ka financuar renovimin e tij me anë të kredive që ka marrë në Zvicër dhe këtij hoteli i është ndqërryar emri tash qiuhet “Zlatni Prsten”, pra i është ndryshuar emri më nuk quhet Beograd” ka thënë ai.

Por, tani sipas gazetarit serb, pasi ka zhvendosur biznesin në Kazakistan në Rusi nuk ka asnjë ndikim, përvec hotelit ku ka hise dhe ku merr divident.
“ …kjo kohë ka kaluar dhe Pacolli në Moskë nuk ka absolutisht asnjë ndikim. Ai tani ka më shumë ndikim në Kazakstan sepse atje e ka zhvendosur biznesin e tij. Në Rusi nuk ka asnjë biznes përvec dividentës që e merr nga ky hotel sepse praktikisht aty është investitor” ka thënë Vlahovic.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz