BallinaLajmeSelimi: Ma shumë po ikin njerëzit prej varfërisë, se që kanë ik...

Selimi: Ma shumë po ikin njerëzit prej varfërisë, se që kanë ik prej Serbisë – Të rinjtë s’duan asfalt, po punë

Të ngjajshme

Koosva dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit financiar ushtarak

Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës,...

Ministri britanik i mbrojtjes vjen në Kosovë, takohet me komandantin e KFOR-it

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka bërë të...

EKSKLUZIVE: Shtyhet vendimi për krerët e UÇK-së deri më 20 korrik

Kanë kaluar tashmë mbi dy muaj ditë që nga...

Linjat ajrore anulojnë 13 mijë fluturime në maj për shkak të krizës së karburantit

Linjat ajrore në mbarë botën kanë anuluar mijëra fluturime...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se është për keqardhje se si qytetarët e Kosovës më shumë po ikin nga vendi nga varfëria se nga Serbia – raporton Periskopi.

Selimi ka thënë se ata që po ikin nga varfëria, shpreson se ndonjëherë do të kthehen në Kosovë për ta luftuar varfërinë.

“Shumë më shumë kanë ik njerëzit nga Kosova nga varfëria, se nga Serbia. Atëherë në luftë u patën kthy  me luftu kundër Serbisë, andaj shpresoj se do të kthehen dikur për ta luftuar varfërinë. Kemi ardhur në atë situatë, kur më pak se një dekadë të rinjtë kanë lyp punë nëpër ndërmarrje ndërtimore e të tjera, e tash ndërmarrjet s’po gjejnë punëtorë. Kjo e dëmton ekonominë e Kosovës rëndë. Kosova ka buxhet për me i mbajt 2 milionë qytetarët, por ky buxhet po keqpërdoret”, ka thënë Selimi.

Sipas tij, nuk është logjike që krejt buxheti të investohet në asfalt se njerëzit nuk po ikin pse nuk kanë asfalt, po pse s’po kanë punë.

“Njerëzit s’po ikin pse s’kanë autostrada e asfalt, po pse s’po kanë punë. Andaj buxheti është dashur të përdorej për të krijuar vende të reja të punës. Ne jemi në gjendje të rëndë, të jashtëzakonshme. Ne po mbesim edhe pa njerëz në Kosovë, edhe pa pare të perëndimit”, ka thënë Selimi tutje në T7./PERISKOPI

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz