BallinaRegjionale“Lufta” e gjeneralëve për të parin e PDK-së

“Lufta” e gjeneralëve për të parin e PDK-së

Të ngjajshme

Vdes një 29 vjeçar në Ferizaj, Policia jep detaje për rastin

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në...

Hoffenheim pritet të fitoj miliona euro nga shitja e tre yjeve kosovarë

TSG Hoffenheim po vazhdon të mbështetet fuqishëm te talentët...

Incident në aeroportin e Splitit, aeroplani del nga pista

Një incident ndodhi në aeroportin e Splitit këtë pasdite...

Korrupsioni në Kiev: Rrezik për Zelenskyn?

Skandali i korrupsionit në Ukrainë po zgjerohet. Organet antikorrupsion...

Zgjedhjet e brendshme në Degën e PDK-së në Skenderaj po shkojnë kah fundi, ndërkohë një grup i asamblistëve të PDK-së, i përkrahur nga gjenerali Nuredin Lushtaku, nga nënkryetari i Komunës dhe nga Bekim Haxhiu – “Kamishi”, deputet në Kuvendin e Kosovës, janë zotuar se do t’ia marrin partinë Sami Lushtakut, aktualisht kryetar i Degës së PDK-së, shkruan gazeta “Zëri”.

Një “luftë” e ashpër në mes të njerëzve të Sami Lushtakut dhe të atyre të Nuredin Lushtakut e Bekim Haxhiut – “Kamishit” për t’i fituar zgjedhjet e brendshme në Degën e PDK-së në Skenderaj është duke shkuar kah fundi, ndërkohë që çarja e madhe në Degën e PDK-së në Skenderaj është gjithnjë e më e dukshme, tani kur ka mbetur edhe pak kohë deri te Kuvendi Zgjedhor i Degës, në të cilin do të zgjidhet kryetari dhe strukturat tjera të partisë.

Opinioni kosovar tashmë e di se një grup i asamblistëve të PDK-së (9), të cilët janë ndarë nga Grupi i Këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin e Skenderajt e i cili përkrahet nga gjenerali Nuredin Lushtaku dhe deputetit Bekim Hashiu – “Kamishi”, i kanë hyrë garës me synimin që gjeneralit Sami Lushtaku t’ia marrin partinë. Kjo ndarje ka ardhur që në mbledhjen konstituive të Kuvendit të Skenderajt, kur papritmas 9 prej 22 asamblistëve të PDK-së dolën kundër propozimit të shefit të GK-së së PDK-së, Albert Rexhepi, që Ismet Salihu të jetë kryesues i Kuvendit. /Zëri

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz