back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeJakup Krasniqi ‘selam’ Thaçit: Hamami me fjalë nuk nxehet

Jakup Krasniqi ‘selam’ Thaçit: Hamami me fjalë nuk nxehet

Të ngjajshme

Protestuesit e opozitës nisin të gjuajnë flakadanët drejt objektit të kryeministrisë në Shqipëri

Pas fjalimit tëkryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, protestuesit...

Çështja e Grenlandës, BE-ja mbështet Danimarkën

BE-ja tha sot se blloku prej 27-vendesh qëndron në...

Prokuroria në Gjakovë kërkon paraburgim 30-ditor për të dyshuarin për zjarrvënie në Ratkoc

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë në Gjykatën...

Përshkallëzohet situata në Shqipëri, hidhet molotov në derën e kryeministrisë

Është përshkallëzuar situata në protestën e opozitës në bulevardin...

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për tentimvrasje dhe rrëmbim të Vukashinoviqit

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...
- Advertisement -

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-së, Jakup Krasniqi ka komentuar deklarimet e sotme të bëra në konferencën e OSBE-së, për korrupsionin.

- Advertisement -

Duke publikuar një fotografi nga konferenca ku shihet presidenti Thaçi, Krasniqi ka thënë se korrupsioni nuk luftohet me konferenca.

Madje ai ka përmendur një fjalë të urtë popullore, duke thënë se “Hamami me fjalë nuk nxehet”! Edhe korrupsioni tek ne është bërë diçka si hamami!, shkruan GazetaBlic.

Ai ka thënë  se të gjithë folësit e konferencës kanë gabuar, meqenëse korrupsioni luftohet me sistemin e Drejtësisë dhe jo me konferenca.

Statusi i plotë 

LODHENI KOT, KORRUPSIONI NUK LUFTOHET ME KONFERENCA

Sot në Prishtinë, se paku u fol për korrupsionin. Kur i dëgjoja të flisnin disa, seç mu kujtua një thënie popullore: “Hamami me fjalë nuk nxehet”! Edhe korrupsioni tek ne është bërë diçka si hamami!

Nuk ka asnjë dyshim, korrupsioni po grabit shumë para publike të qytetarëve të varfër dhe është problem i madh, por me Konferenca sa për të thënë diçka nuk luftohet e as zvogëlohet. Shih për ketë ka 1001 arsye që korrupsioni është galopant, por më kryesorja është, mos funksionimi i sistemit të Drejtësisë i cili nuk ka njerëz kredibil e me integritet që do ta luftonin që së paku ta reduktonin dëmin që shkakton korrupsioni dhe i cili është tepër të madh e rrënues për ekonominë e zhvillimin e vendit.

Folësve që defiluan në Konferencë ju kisha thënë:

Sikur gjatë këtyre viteve, se paku nga viti 2000, të kishit ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve në Sistemit të Drejtësisë me vendosjen e njerëzve me integritet në atë sistem, ata do ta kishin gatishmërinë që të përballeshin me korrupsionin endemik në shoqërinë tonë, por fillimi që tepër i gabuar, si nga ndërkombëtaret e po ashtu edhe vendoret.

Kështu, lodheni kot, korrupsioni nuk luftohen me konferenca e folës të gabuar, koha e tyre ka kaluar, koha është e funksionimit të Prokurorisë së shtetit e të Gjyqësisë, por njerëzit e instaluar në to janë tepër larg divorcit nga politika.

Për të luftuar korrupsioni ne Sistemi e Drejtësisë lypsen heronj me integritet, por ku t’i gjesh heronjtë sot? Kur edhe ata që ishin “janë humbur si sh… e pulës”! Janë zhburrnuar shumë edhe disa gjeneralë!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz