BallinaLajmeArrestohen dy persona të dyshuar për ‘lëndim të lehtë trupor’ dhe ‘armëmbajtje...

Arrestohen dy persona të dyshuar për ‘lëndim të lehtë trupor’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’

Të ngjajshme

Trump: Marina e Iranit është reduktuar në varka të vogla me mitralozë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nëse Shtetet...

“Përtej hekurave”

Nga Driton Fejzullahu Mbrëmë isha në Shkup, në shfaqjen me...

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi,...

Në Stacionin Policor në Vushtrri është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘lëndim i lehtë trupor’. Sipas deklarimit të ankuesit/viktimës, bëhet e ditur se ai ishte sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj shqiptarë dhe si pasojë e lëndimeve viktima ka kërkuar tretman mjekësor.

Policia ka identifikuar dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar:

    • H. Sh.              42 vjeç                        shtetas i Republikës së Kosovës
    • Sh. Sh.            22 vjeç            shtetas i Republikës së Kosovës

Nga të dhënat e para hetimore janë ngritur dyshimet se dy të dyshuarit si shkak i një mosmarrëveshje për çështje pronësore, kanë sulmuar viktimën mashkull shqiptar. Lidhur me rastin janë ndërmarrë edhe veprime të zgjeruara hetimore, ku është bërë bastisja e shtëpive të të dyshuarve, me ç’rast si rezultat i bastisjes është gjetur dhe është konfiskuar një armë e llojit pistoletë.

Të gjitha veprimet policore, si dhe provat materiale i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është hetuar si vepër penale ‘lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘armëmbajtje pa leje ’.

Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të rastit dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz