back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaRegjionaleDrenasGashi: Padia e Lladrovcit është shantazh ashtu qysh po i shantazhon bizneset

Gashi: Padia e Lladrovcit është shantazh ashtu qysh po i shantazhon bizneset

Të ngjajshme

Reali me Alonson fiton edhe me 10 lojtarë në fushë, e mposht Marseille

Real Madrid ka nisur me këmbë të mbarë edicionin...

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

Në një mbrëmje të çmendur në “Allianz Stadium”, Juventusi...

Trump dhe Melania mbërrijnë në Britani për vizitën e dytë shtetërore

Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë...

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Asamblisti i Komunës së Drenasit, Petrit Gashi ka reagur pas padisë për shpifje që ia bëri sot kryetari Ramiz Lladrovci, të cilën e quan shantazh.

Gashi e mbron fuqishëm denoncimin që e bëri se komuna e udhëhequr nga Ramiz Lladrovci po i shantazhon bizneset duke u vënë taksa të majme, siç është rasti konkret i kompanisë  ‘KMI SH.P.K’, ku tha se iu morën 550 mijë euro.

Periskopi sot raportoi se si Drenasi i ka caktuar 550 mijë euro taksa komunale kompanisë ‘KMI SH.P.K’, cila merret me asgjësimin e mbeturinave spitalore. Vendimi që ka siguruar Periskopi për këtë ngarkesë komunale që Drenasi ia bëri kësaj kompanie që vepronte në kuadër të ‘Parkut të Biznesit’ në Drenas, komuna, përkatësisht Drejtorati për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, ia ka shqiptuar këtë taksë kompanisë, duke u thirrur në një rregullore të aprovuar nga Kuvendi Komunal i komunës. Sipas vendimit, ngarkesa i është shqiptuar kompanisë për periudhën 2011-2019.

Petrit Gashi  thotë se në bizneset e Drenasit po mbizotëron frika nga shantazhet.Ndërkohë, në një prononcim për Periskopin, Gashi ka thënë se ka plot biznese që po ikin nga Drenasi shkaku i taksave komunale.

Ja reagimi i plotë i Gashit:

M ‘PASKA PADITË KRYETARI!

Të dashur miq,

Në vend që të jap përgjigje për mbylljen e shkollave, ikjen e qytetareve të Drenasit, shkatërrimin e bizneseve, dhe gjobitjen e paligjshëm të një e biznesi më taksen 550 mijë euro, kryetari Lladrovci m ‘paska paditë për shpifje. Pyetje: për cilën shpifje kryetar? Për atë shpifjen që 550 mije euro në mënyre të paligjshme ja ke kërkuar një biznesi dhe madje brenda një muaji i kë lëshuar tri vendime kontroverse, që po ta dëshmohen me dokumente që kë tentuar ta shkatrrash të ardhmen e Drenasit aaa! Të kotë e ke, sepse qytetareve të Drenasit i jam betuar me 7 dhjetor 2017 që do ti përfaqësoj drejtë dhe nuk do të lejojë despotizëm në Drenas.

Të nderuar miq,

Vlera e dëmshpërblimit të kërkuar prej 30 mijë euro nuk është asgjë në raport më vlerën 550 mijë euro që e ka kërkuar po kështu jashtëligjshem nga biznesmeni në fjalë. Pra edhe kjo padi, është një tentim për të mbyllur gojën në Drenas dhe për të shantazhuar edhe më tej ashtu si ka vazhduar deri tani me të gjitha mekanizmat.

Drenasi do frymon i lirë, Drenasi nuk do i nënshtrohet asnjëherë diktatit tuaj më ose pa mua, prandaj Drenasi as se ka merituar e as se meriton një njëri të tillë në udhëheqje. Unë nuk tundohem nga paditë tuaja të pabaza, sepse këtë po e dëshmojë me dokumente dhe forma të tjera të një aktiviteti të ligjshme dhe në mbrojtje të qytetareve. Nëse keni menduar se e keni “blerë” zërin opozitar, keni gabuar rend, se veprimet shantazhuese tuajat në drejtim të asamblistëve vetëm sa e kanë forcuar edhe me tej guximin tonë për të vepruar drejtë dhe në shërbim të qytetareve.

“DOKTOR I SHKENCAVE” pa asnjë punim shkencor, me sa e di unë ju nuk e keni studiuar mjekësinë apo psikologjinë për të përcaktuar diagnoza, sepse për të doktoruar në këto drejtime duhet të lexosh dhe të mësosh shumë, prandaj je i cekët për të vlerësuar të tjerët, Mjekësia nuk është teori kur shpjegon fuqinë përmes një “Kamioni me një Mercedesi”, ajo kalon përtej njohurive tuaj mekanike për motorët e vjetër nostalgjik të ish-sistemit.

P.S
Të bashkangjitur gjeni vendimin e dënimit prej 550 mije eurosh biznesit që e ka mbyllur “Doktori shkencave” pa punime shkencore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz