Një këmbësor ka vdekur në Podujevë, pasi është goditur nga një veturë që po bënte garë me një veturë tjetër.
Në Policinë e Kosovës kanë konfirmuar për Gazetën Express se një 73-vjecar ka mbetur i vdekur, pasi atë e ka goditur vetura.
“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Podujevë- Merdare, saktësisht në fshatin Shtedim ka ndodhur në një aksident trafiku, mes dy automjeteve dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit lëndime turpore kanë pësuar tre persona, njëri prej të cilëve (këmbësor), nuk ka arritur të përballoj plagët e shkaktuara nga aksideti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës J.Z, 73 vjecar e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë. Të lënduarin janë derguar per tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut.”, ka thënë zëdhësnja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. /Express/