back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmePutini dërgon në Serbi 'Luanin', agjentin special për Kosovën

Putini dërgon në Serbi ‘Luanin’, agjentin special për Kosovën

Të ngjajshme

Nagavci flet për mungesën e të hollave për prindërit dhe ndryshimin e çmimit të teksteve shkollore

Megjithëse nga 15 gushti prindërit kanë filluar aplikimin për subvencionimin...

Rubin: Me Krasniqin kam pasur kontakt minimal

Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkatesari Alagendra, pyeti Rubinin nëse...

“Associated Press” shkruan për dëshminë e Rubin në Hagë

Agjencia e njohur e lajmeve, “Associated Press”, raportoi të...

Një nga njerëzit më të besueshëm të Presidentit rus, Vladimir Putin, të cilin kreu i Kremlinit e dërgoi në Beograd, që nën hije të kontrollojë situatën e sigurisë për shkak të ‘kërcënimeve serioze’ nga Prishtina, është me origjinë nga Serbia, shkruan portali serb Kurir.

Statusin e agjentit special të Putinit e fitoi pas trajnimeve më brutale, të cilat i kalojnë vetëm katër për qind e kandidatëve, që janë zgjedhur më parë nga radhët e rekrutëve më të mirë rus të inteligjencës ushtarake dhe kundër-inteligjencës.

Anëtari i Gardës Kombëtare, e njohur si “Luanët e Putinit”, ka autorizimin që me operativët e tij të kundërshtojnë veprimin e Amerikës, shërbimet britanike dhe gjermane (CIA, MI6 dhe BND) kundër interesave të Serbisë dhe popullit serb, shkruat tutje portali serb.

“ ‘Luani’ që Putini e ka dërguar nëSerbi është i rekrutuar nga shërbimi ushtarak të inteligjencës (GRU) dhe Shërbimit të Sigurimit Federal (FSB) dhe pastaj kaloi trajnimin rigoroz fizik dhe teste të durimit mendore e fizike dhe gatishmërinë në tri qendra ruse të trajnimeve. Superagjenti rus ka në mes 30 dhe 45 vjet.

Mark Nikoviç, një anëtar i Shoqatës Botërore të shefave të policisë, thotë se “Luanët e Putinit” janë  agjentët më të mirë-trajnuar dhe ‘makth për CIA-n’.

“Ata kanë trashëguar infrastrukturën e ish-KGB-së dhe kanë qendra të inteligjencës në çdo pjesë të botës. Me raportet e dërguara i rekomandojnë udhëheqjes së shtetit për të vepruar ushtarakisht, ekonomikisht, politikisht dhe diplomatikisht.

Njeriu i Putinit është dërguar, me ekipin e agjentëve të tij të inteligjencës nën komandën e tij, për të ofruar të gjitha llojet e ndihmës Patriarkut Irinej, presidenti Vuçiq, Daçiq /Zeri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz