back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeSot bëhet testimi për rekrut të FSK-së

Sot bëhet testimi për rekrut të FSK-së

Të ngjajshme

Konjufca tregon pse nuk u arrit ndonjë koalicion me opozitën për formimin e Qeverisë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për...

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një...

Tahiri: Në garën për Mitrovicën nuk isha me Faton Pecin, por me Albin Kurtin

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)...

Testimi do të bëhet në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj Të gjithë ata që kanë plotësuar kriteret e përgjithshme për rekrut në Forcën e Sigurisë së Kosovës, sot do t’i nënshtrohen testit të aftësive dhe testit fizik.

Testimi do të bëhet në kazermën “Skëndërbeu” në Ferizaj, ku testimi do të zhvillohet sipas grupeve që më herët janë bërë publike nga FSK.

Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kandidatët ditën e testimit duhet të kenë më vete numrin e aplikimit dhe letërnjoftimin apo një dokument identifikimi. Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes përmes njoftimit ka bërë të ditur se kandidatët duhet të paraqiten me kohë në vendin ku do të mbahet testimi, së paku 15 minuta para orarit të publikuar për testim.

Kandidatët ditën e zhvillimit të testimit duhet të jenë të veshur me rroba sportive dhe që gjatë kohës së testimit nuk lejohet që me vete të posedojnë apo të përdorin pajisje të teknologjisë informative, siç janë telefonat mobilë, kalkulatorë, orë të mençura.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz