BallinaLajmeIsh-ministri serb u kërkon spitaleve të Beogradit të mos i pranojnë pacientët...

Ish-ministri serb u kërkon spitaleve të Beogradit të mos i pranojnë pacientët kosovarë me kancer

Të ngjajshme

Baton Zabërgja shënon gol të bukur në Ukrainë, feston me shqiponjë (VIDEO)

Baton Zabergja ka shënuar tjetër gol në kampionatin ukrainas...

Vdes një 29 vjeçar në Ferizaj, Policia jep detaje për rastin

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në...

Hoffenheim pritet të fitoj miliona euro nga shitja e tre yjeve kosovarë

TSG Hoffenheim po vazhdon të mbështetet fuqishëm te talentët...

Incident në aeroportin e Splitit, aeroplani del nga pista

Një incident ndodhi në aeroportin e Splitit këtë pasdite...

Ish-ministri serb i Ekonomisë, Dragan Marshiqanin, ka propozuar që asnjë kosovar, i cili vuan nga kanceri, të mos trajtohet në spitalet e Beogradit.

Ai e ka bërë këtë thirrje nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij zyrtare, në rrjetin social ‘Twitter’, duke nxitur shumë reagime kundër tij.

Marshiqanin thotë se këtë kërkesë e ka mbështetur në faktin se një numër i konsiderueshëm i kosovarëve trajtohen në spitalet e Beogradit për sëmundje të kancerit.

“Quajeni ç’njerëzore, të pashpirt, por unë do të ndaloja që kosovarët që vuajnë nga kanceri të trajtohen në Beograd”, ka deklaruar ai.

“Urdhëroj që shqiptarët të trajtoheshin në vendet e NATO-s, pasi që ata i mbuluan me uranium të varfëruar edhe serbët”, ka shkruar Marshiqanin, përcjell lajmi.net.

Një deklarim i tillë ngjalli reagime në rrjetin e popullarizuar social.

Madje, një përdorues i ka thënë ish-ministri serb se kjo deklaratë është ç’njerëzore dhe e turpshme, pasi që sipas tij, asnjë vend i NATO-s nuk ua ndalon serbëve trajtimin për gjendje të tilla shëndetësore.

“Asnjëherë nuk kam dëgjuar që dikush të ketë refuzuar të shërojë dikë kudo në botë. A nuk trajtohen njerëzit tanë (serbët) kudo në botë, duke përfshirë vendet anëtare të NATO-s ?? !! Çnjerëzore. Dhe nga serbët ka të mirë dhe të këqij, dhe shqiptar po ashtu. Shumë ksenofobike. E turpshme!”, ishte kundërpërgjigja e një nga përdoruesit e Twitter.

Një përdorues tjetër ka sugjeruar që Marshiqanin t’i ndalohet përdorimi i Twitter, pasi që, sipas tij ky rrjet social është “produkt origjinal amerikan”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz