back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaShqiptareE mora kallashnikovin dhe e qëllova shokun Sokol Rama, pasi debatit për...

E mora kallashnikovin dhe e qëllova shokun Sokol Rama, pasi debatit për 3500 euro

Të ngjajshme

Porsche rikthen Carrera GT me dizajn Le Mans

Porsche riktheu Carrera GT-në në gjendje fabrike me dizajn...

Hysen Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, njëherësh kandidat...

Abdixhiku: Ne jemi gati për udhëheqje, besoj se populli do ta vlerësojë LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat për kryeministër...
- Advertisement -

“Nuk doja ta vrisja shokun tim Sokol Ramën, por humba kontrollin. Pasi debatuam për një shumë prej 3500 euro mora kallashnikovin dhe e qëllova”. Është kjo dëshmia e Roland Milos, i cili disa ditë më parë ka vrarë shokun e ngushtë Sokol Ramën pranë Përmetit.

“Debatuam për 3500 euro që kishim fituar nga një sasi lëndësh narkotike. I ndanim gjithmonë fitimet që kishim nga vjedhjet dhe shitja e hashashit”, – është shprehur Roland Milo para uniformave blu të Gjirokastrës.

Roland Milo dhe Sokol Rama bashkëpunonin së bashku prej 2 vitesh, kryesisht në vjedhje banesash dhe transportim lëndësh narkotike. Milo ishte ai që identifikonte në Përmet banesat, që më pas vidheshin nga Rama. Duket se mosmarrëveshjet në ndarjet e fitimeve kanë qenë shkaku kryesor i grindjes mes dy shokëve, që përfundoi me vrasjen e njërit prej tyre dhe burgosjen e tjetrit.

Mësohet se Milo e shfrytëzonte Ramën për trafikim të lëndëve narkotike. Pas rrugës së fundit, ku Milo ishte dhe posedues i sasisë së lëndës narkotike, ai refuzoi t’i paguante 32-vjeçarit Rama shumën për të cilën kishin rënë dakord. Debati mes tyre përfundoi me vrasjen e të riut nga Tepelena. Një ditë pas gjetjes së trupit të Sokol Ramës, forcat e Policisë bënë të mundur arrestimin e 40-vjeçarit në Vaqarr të Tiranës, ku fshihej në banesën e motrës së tij.

Mësohet se vrasja është kryer në kthesën e Piskovës, pranë Përmetit, e më pas Milo e ka hedhur makinën me trupin e pajetë në humnerën pranë fshatit Mbrezhdan të Këlcyrës, me qëllim fshehjen e vrasjes. Por i ndodhur para provave të pakundërshtueshme të Policisë, si arma e vrasjes dhe gjurmët e gishtave në makinë, Milo nuk ka pasur rrugë tjetër veçse të pranojë akuzën e vrasjes me dashje. Roland Milo nga fshati Miçan i Përmetit njihet si një person problematik, sidomos për mashtrimet e tij, por para uniformave blu ai ka shprehur pendesë për vrasjen, duke thënë se situata i doli jashtë kontrollit dhe gjithçka e ka bërë në gjaknxehtësi e sipër, duke e qëlluar shokun e tij me kallashnikov.

Sokol Rama ndërpreu kontaktet me familjen mbrëmjen e 4 shkurtit, ndërsa në mëngjes i pohoi së ëmës se do të shkonte në Përmet të takonte një shok. Trupi i pajetë i Sokol Ramës u gjet paraditen e 19 shkurtit, pas sinjalizimit të banorëve të zones.

Policia e Gjirokastrës po heton lidhur me pretendimet e familjarëve të 32-vjeçarit nga Tepelena, se Sokol Rama ka pasur në makinë një shumë prej 10 mijë eurosh kur është nisur drejt Përmetit për t’u takuar pikërisht me Roland Milon. Familjarët kanë treguar për Policinë se Sokoli nuk u kishte treguar shumë detaje, por ishte mjaftuar duke u treguar se po shkonte për të takuar një shok. Prindërit e 32-vjeçarit iu drejtuan Policisë për të bërë denoncim, pasi telefoni i të birit dilte i fikur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz