BallinaBotëI shpëtojnë luftës në Siri, u ndërrojnë jetë shtatë fëmijët në azil!

I shpëtojnë luftës në Siri, u ndërrojnë jetë shtatë fëmijët në azil!

Të ngjajshme

Cili është më i keq, stresi apo pagjumësia?

Deri më tani, shumica prej nesh e dimë lidhjen...

Goditet rrjeti i trafikut të drogës

Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet kompetente të antidrogës, në...

Nis periudha për kundërshtimin e pasaktësive në listën votuese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se...

Shostakovich para heshtjes së Stalinit

Këtë javë shënohen dy përvjetorë të jashtëzakonshëm. Njëri është...

Shtatë fëmijë nga e njëjta familje siriane, që kishin marrë azil në Nova Skotia të Kanadasë, kanë ndërruar jetë për shkak të një zjarri të rënë gjatë natës së mbrëmshme.

Familja kishte bërë në plan të shpërngulej nga shtëpia pas një jave. Sipas policisë, zjarri kishte rënë në orën 1 të natës, dhe u kishte shkaktuar plagë të rënda nënës dhe babait.

Ndërsa të shtatë fëmijët e tyre kanë ndërruar jetë. Fqinjët raportojnë se kishin dëgjuar klithma të tmerrshme. Më i vogli i shtatë fëmijëve ishte katër muajsh, më i madhi 15 vjeç. Të tjerët ishin 3, 4, 8, 10 dhe 12 vjeç.

Familja kishte ardhur në Kanada në vitin 2017. Babai është në gjendje të rëndë për jetën, për shkak të plagëve të marra. Ndërkohë, kanadezët kanë hapur një llogari në internet dhe deri tani janë mbledhur 290 mijë dollarë në ndihmë të familjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz