Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinjat, Halil Matoshi, ka kujtuar vrasjen e heroit nga Drenica, Selman Vojvoda, përcjell Drenicapress.info
Ai në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se Selman Vojvoda nga Llausha e Drenices, u vra nga policia serbe, 29 vjet më parë, më 20 shkurt 1990, kur forcat serbe kishin sulmuar me gjithë arsenalin e armatimit, përfshirë edhe autoblindat, pjesëmarrësit e protestës popullore me moton “Demokraci kundër dhunës”, organizue nga Partia Parlamentare e Kosoves, duke lanë të plagosur edhe 24 protestues të tjerë.
Lexojeni të plotë postimin e Matoshit:
A i kujtohet sot dikujt Selman Vojvoda?
– Keshtu dukej kortezhi dhe arkivoli i tij stolisun me flamur dhe dy trendafila
Selman Vojvoda nga Llausha e Drenices, u vra nga policia serbe, 29 vjet më parë, më 20 shkurt 1990, kur forcat serbe kishin sulmuar me gjithë arsenalin e armatimit, përfshirë edhe autoblindat, pjesëmarrësit e protestës popullore me moton “Demokraci kundër dhunës”, organizue nga Partia Parlamentare e Kosoves, duke lanë të plagosur edhe 24 protestues të tjerë.
Dritë banë për Kosovën!
Brezit tem i asht sosë koha por jo edhe durimi tuj lypë liri!
Po çka asht liria?
Jam rritë i frymëzuem për me ba gjanat që due, për me e sfidue veten dhe shoqërinë – jokonformist – deri në në frymën e fundit.
Nuk kam ik kurrë dhe as që kam me ikë nga liria për hire të arritjes së ndonji qëllimi utilitar.
Liria prandej asht ende shumë e rëndësishme për mue.
Unë do të eci përtej çdo marrëveshje biznesi apo karriere, përtej çdo opsioni partiak dhe konformizmi pushtetor, përtej çdo lëvizje politike që kufizon zgjedhjet e mia ose që më bën të ndjehem jo i drejtë.
Çfarë ka ndryshuar tek unë, megjithatë, është përkufizimi i lirisë.
Jam tue kërkue dimensione të reja lirie, larinë për me shkrue dhe me ba gjâna!
Pra lirinë krijuese!
Nji ditë dikush ka ne u kujtue se po bâhen do punë që u përkasin shumë brezave, por qe nga zhurma e luftës politike, sot nuk po i bje n’mend kujt me u ndalë e me refkektue…
Kosova po rikthehet në skenën ndërkombëtare si entitet juridik-politik.
P.S.
Ne kete fotografi te shkrepun nga unë, shihet kortezhi prej mija njerëzish me arkivolin e Selman Vojvodës në Llaushë të Skënderajt…