BallinaLajmeFamiljes nga Skenderaj rryma ia mbyt lopën e vetme nga e cila...

Familjes nga Skenderaj rryma ia mbyt lopën e vetme nga e cila mbijetonte

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Familjes së Ismet Vojvodës nga Llausha e Skenderajt i ka ngordhur lopa e vetme nga e cila po mbijetonte. E gjithë kjo, siç kanë thënë familjarët, ka ardhur si shkak i rrjetit elektrik në këtë fshat, raporton Gazeta Blic.

Në mungesë të shtyllave elektrike në këtë fshat, banorët janë detyruar që kabllot e rrymës t’i vendosnin nëpër pemë. Por, vendosja e këtyre kabllove, rezultoi edhe me ngordhjen e lopës së familjes Vojvoda.

Kështu ka njoftuar gazetari i televizionit publik, Gëzim Bimbashi i cili ka bërë publike edhe një e-mail që atij i është dërguar nga familja e Ismet Vojvodës.

“Në mungesë të shtyllave elektrike në lagjen Vojvoda në Llaushë të Skenderajt, banoret janë detyruar qe telat t’i vendosnin neper pemë për mos me i lënë ne tokë. Por më datë 27.10.2018 fëmijët e Ismet Vojvodës nga Llausha, pasi kishin lëshuar lopën për kullosë erërat e forta i kishin hequr telat nga pema duke ia mbytur lopën”, ka shkruar Bimbashi.

Sipas e-mailit të familjes, Ismeti ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës dhe KEDS-in mirëpo, edhe pse është premtuar se do të kompensohet për këtë, që nga viti i kaluar një gjë e tillë deri më tani nuk është bërë.

“Ismeti për ketë rast i ka informuar Policinë e Kosovës dhe KEDS-in ndërsa përfaqësues të KEDS-it i kanë thënë që do t’i ja paguajnë lopën por deri me tani kjo kompani nuk e ka kryer obligimin. Ismeti thotë se me këtë lopë e ka mbajtur familjen, pasi nuk ka ndonjë të ardhur tjetër përveç një pension të veteranit të UCK-së”, ka përfunduar shkrimin ai.

Për më shumë ndiqni videot:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz