back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeE mitura nga Gjilani trafikohet dhe përfundon për prostitucion në Serbi

E mitura nga Gjilani trafikohet dhe përfundon për prostitucion në Serbi

Të ngjajshme

Urimi romantik i çiftit të njohur futbollistik, “Lira” dhe Enisi

Çifti i njohur futbollistik, Fatmire “Lira” Alushi dhe Enis Alushi, kanë prekur...

Ky është personi i dyshuar për plagosjen në Pejë

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur...

U rrah keq nga Joshua, Jake Paul bën një postim me para pasi doli nga spitali

Boksieri amerikan dhe YouTuber-i i njohur Jake Paul shkaktoi...

Kirurgu i njohur publikisht përkrahë Ramush Haradinajn

Kirurgu i mirënjohur kosovar, Rame Alaj, ka shpallur publikisht...
- Advertisement -

Anton Nrecaj nga Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional “Clard Kosovo” ka thënë se një vajzë e zonës së Gjilanit e moshës katërmbëdhjetë vjeç në fund të vitit 2014 ka përfunduar nga Kosova në Serbi, ku është detyruar të ofrojë shërbime seksuale.

- Advertisement -

Ai ka treguar për “Radio Kosovën”, se vajzës i ishte hequr edhe shtetësia e Kosovës.

Një rast tjetër i abuzimit me persona të mitur mund të bëjë që të harrohet rasti i Drenasit.

“Para katër viteve,në fund të vitit 2014, një e mitur nga zona e Gjilanit, në moshën 14 vjeçare, trafikohet si qenie njerëzore për të ushtruar prostitucion nga Kosova në Serbi. Asaj në mënyrë institucionale i është hequr shtetësia, që është një indikacion se trafikantët se trafikuesit kanë pasur një bashkëveprim me njerëz në institucione të nivelit lokal. Ajo ka qëndruar në Serbi për dy vite e gjysmë, ku është detyruar të ofrojë shërbime seksuale”, ka thënë Nrecaj. “Prindi i saj e ka kërkuar për dy vite e gjysmë derisa e ka gjetur në Serbi. Ajo tash është kthyer në Kosovë por të dhënat i janë zhdukur”.

Sipas tij, personat e përfshirë në këtë rast janë njerëz të lidhur edhe me pushtetin, por ai nuk ka dashur të japë më shumë detaje.

“Personat të cilat kanë abuzuar janë persona të lidhur me pushtetin, por kanë dyshtetësi, atë të Kosovës dhe të Serbisë”, ka thënë ai.

Nrecaj ka thënë se gjendet në proces të përgatitjes për ta dërguar rastin në Prokurorinë Speciale.

“Vajza tash është 19 vjeçare”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz